Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD, lë në fuqi vendimin e KAS për numërimin e votave të Greqisë

Kolegji Zgjedhor ka marrë vendimin për të rrëzuar kërkesëpadinë e Partisë Demokratike, e cila kërkonte shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), për numërimin e votave të ardhura nga Greqia.

Partia Demokratike kishte kundërshtuar lejimin e numërimit të votave të diasporës nga Greqia, duke e konsideruar këtë një shkelje të procedurave.

Ndërkohë, KAS kishte vendosur që të pranohej numërimi i këtyre votave si pjesë e procesit zgjedhor.

Kolegji Zgjedhor, pas shqyrtimit të kërkesës, e ka cilësuar si të pavlefshme kërkesën e PD-së, duke konfirmuar kështu vlefshmërinë e numërimit të votave të Greqisë.

Edhe kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, gjatë ditës sot urdhëroi numërimin e 53 mijë zarfeve, pasi sipas tij “nga verifikimet nuk u gjetën parregullsi në proces dhe kuti, ndaj është detyrim ligjor për të numëruar dhe vlerësuar çdo votë dhe çdo zarf që gjendet në këto kuti”.

Lexo më shumë nga

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia