
Tag: KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi sot procesin e certifikimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke miratuar tabelat përmbledhëse për qarqet Shkodër, Dibër, Korçë dhe Berat.
Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën sulme kibernetike.
Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi e cilësoi procesin e votimit nga jashtë si një model suksesi për sa i përket punës së administruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Në bazë të rezultatit të publikuar nga KQZ të votimit nga jashtë, Partia Socialiste ka marrë 122 236 vota, Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 47 056 vota.
Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje në lidhje me procesin e numërimit të votimit jashtë vendit, konkretisht nga Greqia.
Kolegji Zgjedhor ka marrë vendimin për të rrëzuar kërkesëpadinë e Partisë Demokratike, e cila kërkonte shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), për numërimin e votave të ardhura nga Greqia.
Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi iu ka bërë thirrje partive politike që të nxisin numëruesit dhe komisionerët në KZAZ-të për përfundimin e procesit të numërimit të votave brenda afatit ligjor që është sot në orën 24:00.
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon me numërimin e zarfeve të zgjedhësve nga jashtë, ndërsa numërimi i votave brenda vendit u mbyll mbrëmjen e kaluar.
Sipas rezultatit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 19:20, 34 036 vota janë për Partinë Socialiste, ndërsa 18 347 vota janë për Partinë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Celibashi njoftoi se KQZ ka regjistruar dhe ka pamjet filmike të procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për partitë politike dhe koalicionet.





