Celibashi: Duhet një reformë gjithpërfshirëse dhe me një konsensus të gjerë politik

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha sot se duhet një reformë e re zgjedhore, me qëllim sigurimin e integritetit të plotë të zgjedhjeve në Shqipëri, nisur nga gjetjet paraprake të raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha sot se duhet një reformë e re zgjedhore, me qëllim sigurimin e integritetit të plotë të zgjedhjeve në Shqipëri, nisur nga gjetjet paraprake të raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.

Në tryezën e zhvilluar nga organizata të shoqërisë civile, Celibashi bëri një përmbledhje të gjetjeve paraprake të misionit të OSBE-ODIHR në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit. Celibashi tha se duhet të pranojmë se krahas progresit, kemi akoma shumë probleme.

“Sipas këtyre vlerësimeve fushata u fokusua në sulme armiqësore dhe personale veçanërisht nga dy liderët e dy partive kryesore politike në vend. Fushata u karakterizua nga një ton konfrontues dhe i polarizuar në kushtet e përdorimit të një gjuhe përçarëse nga dy partitë kryesore politike dhe përpjekjet për të ndikuar padrejtësisht tek votuesi.

Vëzhguesit evidentuan përdorimin e burimeve shtetërore ku përfaqësues të lartë të qeverisë u angazhuan në aktivitete të shumta zyrtare që shpesh përkonin me mesazhe të fushatës dhe që përfshinin prezantimin e programeve dhe përfitimeve sociale si dhe të projekte të infrastrukturës, duke i dhënë partisë në pushtet një avantazh të padrejtë, thuhet në vlerësimet paraprake të këtij misioni. Mungoi raportimi i pavarur duke cenuar rolin mbikëqyrës të medias”, tha Celibashi.

Celibashi shtoi se “duket që ato kanë një optikë të gjerë për të gjitha aspektet e këtyre zgjedhjeve, gjetjet nxisin natyrshëm nevojën për një reformë të thellë ligjore dhe institucionale me qëllim sigurimin e integritetit të plotë të zgjedhjeve”.

Celibashi tha se duhet që me konstituimin e Kuvendit të ri në shtator të nisë puna për të adresuar në mënyrën e duhur të gjitha problematikat që lidhen me procesin zgjedhor.

“Do duhet të vlerësojmë se çfarë, secili prej aktorëve politikë dhe institucionale do të duhet të bëjë ndryshe apo edhe më mirë në kuadër të përgjegjësive që ata kanë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, tha Celibashi.

Celibashi bëri thirrje për një reformë gjithpërfshirëse dhe me një konsensus të gjerë politik.

“Mazhoranca e PS-së shpresoj që mos të jetë pengesë nga pikëpamja formale për të pasur gjithëpërfshirëse dhe konsensus në atë se çfarë duhet reformohet në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri”, tha Celibashi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria ratifikon Konventën për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, Gogu: Pesë detyrime për shtetin

Shqipëria ratifikoi sot Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja e parë ndërkombëtare ligjërisht e…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria ratifikon Konventën për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, Gogu: Pesë detyrime për shtetin

Shqipëria ratifikoi sot Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja e parë ndërkombëtare ligjërisht e…