Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026 në Cannes me 83 projekte strategjike

Shqipëria po prezantohet në panairin ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme MIPIM, që zhvillohet në Cannes, me një portofol prej 83 projektesh strategjike të lidhura me zhvillimin e turizmit, infrastrukturës dhe territorit.


Shqipëria po prezantohet në panairin ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme MIPIM, që zhvillohet në Cannes, me një portofol prej 83 projektesh strategjike të lidhura me zhvillimin e turizmit, infrastrukturës dhe territorit.

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se përmes pavijonit të quajtur “Soundscapes of Albania”, të kuruar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, prezantohet potenciali turistik i Shqipërisë dhe vizioni për një turizëm cilësor, të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor.

Sipas tij, pjesëmarrja në këtë platformë ndërkombëtare synon të promovojë mundësitë e investimeve në Shqipëri dhe të forcojë dialogun me partnerë dhe investitorë ndërkombëtarë.

“MIPIM” konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme globale për zhvillimin dhe investimet në pasuri të paluajtshme, ku marrin pjesë zhvillues, investitorë dhe përfaqësues qeverish nga shumë vende të botës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Xiamen…një histori e shkruar nga deti

Qielli i kaltër, gjelbërimi i gjithandejshëm dhe deti që ndërthuret me jetën urbane. Kjo është pamja që të ofron Xiameni,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Xiamen…një histori e shkruar nga deti

Qielli i kaltër, gjelbërimi i gjithandejshëm dhe deti që ndërthuret me jetën urbane. Kjo është pamja që të ofron Xiameni,…