
Category: Ministrite
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, tha se Garancia Rinore po pilotohet për t’u ofruar të rinjve mbështetje konkrete për t’u afruar me tregun e punës.
Inspektorati i Përgjithshëm nuk do të jetë më në varësi të Kryeministrisë, por do të menaxhohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.
Në Shkodër u mbajt takimi trepalësh për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes midis Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, ndërmjet shefave të shtabeve të tre vendeve.
Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu reagoi sot në lidhje me protestën e opozitës, ku theksoi sot se e drejta për të protestuar është e paprekshme, por dhuna është e pafalshme.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala u shpreh sot se janë rreth 46 mijë persona, gra, fëmijë e të moshuar që përfitojnë shërbime sociale në të gjitha bashkitë e vendit.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo u shpreh sot se bashkitë në vend janë vlerësuar për planet e tyre sociale, përmes Grantit të Performancës.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi sot një takim me një grup përfaqësuesish të Bankës Botërore.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi mori pjesë sot në tryezën kombëtare për Konvergjencën mbi Drejtësinë Klimatike dhe Mjedisore (CEJ)
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim, të cilin e cilësoi përmbajtësor, me nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker, përgjegjëse për marrëdhëniet politike të SHBA-ve me aleatët në mbarë botën gjatë vizitës së saj në Uashington.
Mbi një vit pas sekuestrimit të 2 800 tonëve mbetje të rrezikshme të kthyer nga Tajlanda, të cilat ende mbahen në kontejnerë në Porto Romano, Ministria e Mjedisit ka sqaruar se po ndiqet çdo mundësi ligjore për trajtimin e tyre.









