Mbetjet e rrezikshme në portin e Durrësit, Jaupaj: Ofrojmë mbështetje për asgjësim edhe brenda vendit

Mbi një vit pas sekuestrimit të 2 800 tonëve mbetje të rrezikshme të kthyer nga Tajlanda, të cilat ende mbahen në kontejnerë në Porto Romano, Ministria e Mjedisit ka sqaruar se po ndiqet çdo mundësi ligjore për trajtimin e tyre.


Mbi një vit pas sekuestrimit të 2 800 tonëve mbetje të rrezikshme të kthyer nga Tajlanda, të cilat ende mbahen në kontejnerë në Porto Romano, Ministria e Mjedisit ka sqaruar se po ndiqet çdo mundësi ligjore për trajtimin e tyre.

Në një konferencë për shtyp me gazetarët, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, u shpreh se institucioni që ai drejton është në dispozicion të plotë të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara për të mbështetur procesin që lidhet me asgjësimin e këtyre mbetjeve.

“Ne vlerësimin tonë, si dhe të ekspertëve të mjedisit, ekzistojnë dy rrugë kryesore që mund të ndiqen megjithatë duhet të shikojmë edhe vendimarrjen e agjencisë dhe të instancave ligjzbatuese. Së pari, nëse do të vlerësohet që mbetjet mund të eksportohen për t’u asgjësuar nga subjekte të huaja. Së dyti, nëse vlerësohet e nevojshme, mbetjet mund të asgjësohen në territorin e Shqipërisë. Ministria e Mjedisit është e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj, me të gjithë subjektet e saj private të licencuara për asgjësimin e këtyre tip mbetjesh”, tha Jaupaj.

Ai nënvizoi gjithashtu se për shkak të sensitivitetit të çështjes, procesi do të jetë i plotë transparent dhe në bashkëpunim me të gjitha agjencitë përkatëse, duke respektuar ligjin dhe standardet ndërkombëtare të mjedisit.

Ministri Jaupaj siguroi se çdo vendim përfundimtar do të merret me kujdes, duke garantuar sigurinë mjedisore dhe kontrollin ligjor të plotë të mbetjeve, ndërkohë që institucioni që ai drejton mbetet i angazhuar për të ndjekur të gjitha hapat e nevojshëm për zgjidhjen e çështjes.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Media kanadeze: Plazhe, natyrë dhe histori, Shqipëria ofron një përvojë turistike me kosto të përballueshme

Me plazhet e Rivierës Shqiptare, qytetet dhe sitet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, peizazhet natyrore dhe mikpritjen e njohur, vendi…

Global 360

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Media kanadeze: Plazhe, natyrë dhe histori, Shqipëria ofron një përvojë turistike me kosto të përballueshme

Me plazhet e Rivierës Shqiptare, qytetet dhe sitet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, peizazhet natyrore dhe mikpritjen e njohur, vendi…