Ndryshime ligjore, më shumë mbrojtje dhe zgjedhje për pensionet private

Projektligji i ri i hartuar nga Ministria e Financave dhe hedhur per konsultim publik, synon përafrimin e mëtejshëm të kuadrit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian dhe forcimin e rregullave për administrimin dhe mbikëqyrjen e fondeve të pensionit privat.

Financimi afatgjatë, në konsultim projektligji për obligacionet e mbuluara

Ministria e Financave ka nisur konsultimin publik për një projektligj të ri që synon të krijojë tregun e obligacioneve të mbuluara, që janë hua afatgjata që bankat marrin nga investitorët.

Ibrahimaj: Dialog me biznesin për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e konsumatorit

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi një takim me përfaqësues të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe prodhues të sektorit ushqimor

Salla: 85 të rinj i bashkohen MBZHR-së përmes Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

85 të rinj i janë bashkuar këtë vit Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucioneve të saj të varësisë, në kuadër të thirrjes së 11-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Restaurimi i Teqesë së Koshtanit, Gonxhja: Ruajtja e trashëgimisë është detyrim shtetëror

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja e cilësoi restaurimin e Teqesë së Koshtanit, një investim që dëshmon angazhimin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe ruajtjen e identitetit kombëtar.

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC), ku në fokus të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Seferi: 34 akte nënligjore të miratuara gjatë periudhës 2021-2025

Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Denada Seferi raportoi sot në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale lidhur me zbatimin e legjislacionit në fushën sociale gjatë periudhës 2021-2025.

Uran Ferizi kandidat për ambasador pranë Misionit të OSBE-së: Integrimi në BE, synim strategjik i Shqipërisë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot një seancë dëgjimore me Uran Ferizin, kandidat për Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë.

Spahiu: Receta elektronike në sistemin e farmacive, nis vlerësimi i kategorive vulnerabël

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu zhvilloi një takim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Durrës

Koçiu: Dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, paguhen kontributet e kujdestarëve

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka zhvilluar sot një takim me prindër pranë Qendrës Multifunksionale në Lezhë, ku ka sjellë në vëmendje masat e fundit të qeverisë për mbështetjen e fëmijëve me aftësi ndryshe dhe familjeve të tyre.