
Category: Ministrite
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja njoftoi sot përmes një videomesazhi në rjretet sociale se Dea e Butrintit kthehet në shtëpi duke iu mundësuar vizitorëve ta shohin nga afër.
Kthimi i veprës së çmuar të trashëgimisë sonë vjen pas një rrugëtimi nga qyteti antik drejt Romës dhe më pas në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.
Gonxhja tha se një prej veprave më të çmuara të trashëgimisë arkeologjike rikthehet në vendin ku u zbulua.
“Rikthimi i Deas pasuron rrëfimin e Butrintit dhe u mundëson vizitorëve të shohin nga afër një dëshmi të jashtëzakonshme të historisë, artit dhe trashëgimisë sonë të përbashkët europiane”, shtoi ministri.
Sipas tij, me mbi 200 mijë vizitorë këtë 8-mujor, Butrinti po forcon rolin e tij si një prej destinacioneve kryesore të turizmit kulturor në Shqipëri, një vend ku trashëgimia nuk mbetet vetëm dëshmi e së shkuarës, por krijon dije, mundësi dhe zhvillim për të ardhmen.
Gonxhja falënderoi gjithë ekipin që punoi për këtë rimuzeim të Deas në Butrint, pa harruar të shprehë mirënjohjen e thellë për AADF duke garantuar mbështetjen për modele suksesi si e cilësoi ai modelin e prekshëm përmes Fondacionit për Menaxhimin e Butrinti.
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu e cilësoi sot “Praninë Besnike” jo vetëm kalendar takimesh në terren, por angazhim të përditshëm të çdo institucioni për të qenë pranë njerëzve
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi e cilëson zhvillimin e industrisë së mbrojtjes si një prioritet strategjik për Shqipërinë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, bëri të ditur se ekipet e ISHSH-së janë në terren duke inspektuar shkollat dhe verifikuar kushtet higjieno-sanitare, për ambiente të sigurta dhe të shëndetshme për çdo nxënës.
Varri monumental i zbuluar në Strikçan të Bulqizës, në kuadër të një projekti të drejtuar nga Instituti i Arkeologjisë, është përzgjedhur mes pesë finalistëve për çmimin ndërkombëtar “Palmyra” dhe çmimin “Special” të publikut në Borsa Mediterranea del Turismo Archeologico (BMTA).
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitoi shkollën profesionale “Charles Telford Erickson” në Golem
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditura sot detaje mbi programin “Pas Shkolle”, i cili këtë vit do të shtrihet në 408 shkolla në të gjithë vendin
Përmes një publikimi në faqen e saj zyrtare, Agjencia Amerikane për Bashkëpunimin në Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA) ka njoftuar lajmin për marrëveshjen për huanë direkte prej 302 milionë dollarësh, në kuadër të programit të Financimit të Huaj Ushtarak (FMF), me Shqipërinë.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Dorina Toçi, përmes një videomesazhi u bëri thirrje qytetarëve mbi 35 vjeç të përfitojnë nga programi dhe të kryejnë kontrollin pranë qendrës së tyre shëndetësore.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes anëtarë të stafit të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët janë pjesëmarrës në programin “Balkans Forward Congressional Fellowship 2026”, të organizuar nga Këshilli Atlantik.









