
Category: Ministrite
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu bëri të ditur sot se puna e nisur për rishikimin e Kodit të Procedurës Penale bazohet në rekomandimet e Këshillit të Evropës për paraburgimin dhe ka në fokus forcimin e garancive për lirinë e personit dhe funksionimin real të alternativave ndaj arrestit në burg.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Klodiana Spahiu, zhvilloi një takim me drejtuesit e 28 institucioneve të përkujdesit social, ku u diskutua për sfidat dhe nevojat e këtyre strukturave, si dhe për përmirësimin e shërbimeve për grupet në nevojë.
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu deklaroi në Kuvend se zgjidhja e çështjes së pagave të magjistratëve duhet të mbajë në ekuilibër mbrojtjen e sistemit të drejtësisë dhe interesin financiar të qytetarëve.
Shqipëria është bërë pjesë e një diskutimi ndërkombëtar mbi të ardhmen e sistemeve të pensioneve, me zhvillimin në Tiranë, per dy ditë me radhë të Seminarit Teknik të Rrjetit Evropian të Shoqatës Ndërkombëtare të Sigurimeve Shoqërore (ISSA European Network – IEN).
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi sot në Kuvend se vijimi i pjesëmarrjes së Shqipërisë në Këshillin Ndërkombëtar të Ullirit (COI) është në interes të drejtpërdrejtë të zhvillimit të sektorit të ullishtarisë dhe prodhimit të vajit të ullirit.
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu deklaroi sot në Kuvend se Shqipëria do ta vijojë procesin e digjitalizimit dhe përdorimit të inteligjencës artificiale, duke garantuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu në interpelancën e kërkuar nga deputetët e Partisë Demokratike e vuri theksin tek tre shërbimet shëndetësore që, sipas saj, kanë qenë në qendër të debatit publik dhe politik: hemodializa, sterilizimi dhe kontrolli mjekësor bazë.
Gjatë takimit në COD, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shkrimtari ukrainas ndau me publikun copëza nga Lviv-i dhe nga përditshmëria e Ukrainës, duke folur edhe për rolin e letërsisë në kohë krizash dhe lufte.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, në interpelancën lidhur me rezultatet e PISA 2025, theksoi se vlerësimi ndërkombëtar PISA zhvillohet sipas rregullave të përcaktuara nga OECD dhe konsorciumi ndërkombëtar që administron procesin.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka vënë në funksion platformën e re, tërësisht të automatizuar, në mbështetje të bizneseve të vogla dhe të mesme që duan të aplikojnë në programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.









