Karakaçi: Nisi ndërtimi i bajpasit të Elbasanit, segmenti i parë autostradë e kategorisë A

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi deklaroi gjatë inspektimit të punimeve, se segmenti do të ndërtohet si autostradë e kategorisë A, sipas standardeve të rrugës Tiranë-Elbasan.

Jaupaj në Shkup: Mbrojtja e Ohrit, prioritet i bashkëpunimit Shqipëri–Maqedoni e Veriut

Mbrojtja e Liqenit të Ohrit dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar në fushën e mjedisit ishin në fokus të takimit të ministrit të Mjedisit, Sofjan Jaupaj, me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Muamet Hoxha, në Shkup.

Ibrahimaj: Bonusi mujor për pensionistët do të dyfishohet nga 1 janari 2027

Bonusi mujor për pensionistët do të dyfishohet nga 1 janari 2027, ndërsa vijon edhe indeksimi i pensioneve, bëri të ditur ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Koçiu: “Pasqyrë Albania”, administratë më efikase dhe më pranë qytetarëve

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu bëri të ditur sot se “Pasqyrë Albania” nuk është thjesht një përditësim digjital, por është një mënyrë e re pune për të gjithë administratën, me qytetarin në qendër, për të garantuar shërbime më të mira, pa vonesa dhe me zero burokraci.

Malaj: 841 milionë lekë më shumë mbështetje për qytetarët falë rritjes ekonomike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se rritja ekonomike po shoqërohet me rritje të mbështetjes financiare për qytetarët, duke iu referuar shifrave të buxhetit të shtetit për 7-mujorin e parë të vitit.

Shqipëri–Japoni, forcim i dialogut dhe bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi një takim me zëvendësministrin Parlamentar në Ministrinë e Mbrojtjes të Japonisë, Yohei Wakabayashi

Spahiu: Program i specializuar i shërbimit dentar për rreth 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu gjatë vizitës në shkollën 9 vjeçare “Jorgji Dilo” në Elbasan tha se do të nisë programi i specializuar i shërbimit dentar për rreth 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, i cili nis si projekt pilot në Elbasan dhe më pas do të shtrihet në 12 spitale rajonale.

Marinat, lundrimi dhe turizmi sportiv, në fokus të investitorëve ndërkombëtarë në Shqipëri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja priti sot princin Naif bin Abdullah bin Saud bin Abdulaziz Al Saud dhe një delegacion investitorësh nga Arabia Saudite, Egjipti dhe Siria, me të cilët diskutoi mundësitë për investime dhe partneritete strategjike në Shqipëri.

Kumbaro uron nxënësit në ditën e parë të shkollës: Më shumë kushte bashkëkohore dhe siguri

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro,u është drejtuar me një videomesazh të gjithë nxënësve në arsimin parauniversitar, duke u uruar suksese dhe një vit të mbarë shkollor.

Spahiu: Çdo orë e investuar në dëgjimin e qytetarëve, hap drejt përmirësimit të shërbimit shëndetësor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Klodiana Spahiu, deklaroi se 12 orë diskutime nuk mjaftojnë për të zgjidhur të gjitha problematikat që qytetarët presin nga sistemi shëndetësor, duke theksuar nevojën për punë të vazhdueshme në terren.