Balluku në Austri, diskutime për investime në energji dhe turizëm

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, po zhvillon një vizitë zyrtare në Austri, ku është pritur në një takim nga ministri i Ekonomisë, Energjisë dhe Turizmit të Austrisë, Wolfgang Hattmannsdorfer.

Koçiu në Londër, merr pjesë në Samitin për Sigurinë dhe Migracionin

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, në kuadër të Procesit të Berlinit, mori pjesë sot në Samitin për Sigurinë dhe Migracionin i cili u zhvillua në Londër.

Vengu: Inteligjenca Artificiale, hapi i radhës në strategjinë e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vizitoi sot Qendrën e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Salla: Mbështetja e grave në Bujqësi, strategji ekonomike kombëtare

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave Rurale, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një takim të posaçëm në ambientet e ministrisë me vajza dhe gra të cilat po mbështeten përmes projektit “Fuqizimi i Grave për Zhvillim Rural në Shqipërinë Veriore”.

Shqipëria angazhim për ta vendosur sportin në zemër të imazhit të vendit

Zëvendësministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Endrit Hoxha mori pjesë në aktivitetin “ACES – Territori in Movimento”, zhvilluar në kuadër të TTG Rimini, ku sporti u prezantua si motor për një vizion të ri dhe të qëndrueshëm të turizmit.

Jaupaj: 12 shtigje natyrore të reja janë hapur në zonat e mbrojtura

Në Ditën Ndërkombëtare të Ecjes në Natyrë, 12 Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura prezantuan 12 shtigje natyrore të reja.

Balluku: Rrjeti i ri 20 kV në Velipojë, garanton furnizim cilësor me energji elektrike

Velipoja është shndërruar në një qendër të rëndësishme ekonomike dhe turistike, dhe me përfundimin e nënstacionit të ri energjetik me kapacitet 50 mega, zgjidh përfundimisht çështjen e furnizimit me energji për të gjithë zonën.

Kapitulli i negociatave për Drejtësinë, Lamallari takim me Superti-n: Përafrim i legjislacionit me BE-në

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari priti sot në një takim Valentina Superti-n, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore pranë Komisionit Evropian.

Prezantohet koncepti për Ekspozitën Interaktive të Piramidës, Gonxhja: Historia takohet me frymën e re të Tiranës

Në Tiranë u prezantua sot zyrtarisht koncepti për Ekspozitën Interaktive të Piramidës, e cila do ta kthejë këtë hapësirë ikonike në një simbol të gjallë të së ardhmes së Shqipërisë.

Forumi BE – Ballkani Perëndimor, Manjani: 400 milionë euro investime për IA, energji të pastër dhe industri

Në panelin e parë të ditës së dytë, zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, theksoi se forumi po forcon ndjeshëm lidhjet ekonomike ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.