
Category: Ministrite
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një takim me homologun ukrainas, Andrii Sybiha.
Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot një seancë dëgjimore me ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren, Majlinda Dhuka mbi Raportin e Këshillit të Ministrave për procesin e anëtarësimit dhe integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Në ceremoninë e prezantimit morën pjesë Kryeministri Edi Rama, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, si dhe përfaqësues të Albanian-American Development Foundation.
Në kuadër të konferencës ndërkombëtare United for Climate, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj ishte i ftuar në podcast me moderatorin Blendi Salaj, ku diskutoi gjerësisht mbi Planin Kombëtar të Adaptimit ndaj Klimës 2026–2036.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë qëndrimit në Bruksel, zhvilloi një takim me Andreas Schieder, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Evropian.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo priti sot në takim zyrtar ambasadoren e Greqisë në vendin tonë, Lambrini Komini.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë në Konferencën e Ballkanit Perëndimor “Avancimi i Përbashkët i Politikave të Punësimit dhe Politikave Sociale”, e organizuar në Berlin nga Ministria Federale Gjermane e Punës dhe Çështjeve Sociale (BMAS), në kuadër të Procesit të Berlinit.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me administratorin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Elisian Bici, inspektuan sot ecurinë e punimeve në kantierin e nënstacionit Elbasan 3
Ministri i Financave, Petrit Malaj mori pjesë në konferencën “Fuqizimi i Auditit të Brendshëm”, e cila u organizua nga Instituti i Audituesve të Brendshëm (IIA Albania), anëtar i Institutit Global të Audituesve të Brendshëm (IIA Global).









