
Category: Ministrite
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, prezantoi sot projektligjin për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë, një projektligj që sipas saj, hap një kapitull të ri për sistemin e diplomacisë shqiptare.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali përgëzoi sot studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, të cilët kërkojnë të drejtën për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja informoi sot se Memoriali i Fishtës do të kthehet në një qendër ndërkombëtare arti.
Stenda e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit FITUR 2026, në Madrit, Spanjë, tërhoqi interes të lartë nga vizitorë dhe operatorë turistikë nga vende të ndryshme të botës
Gjatë qëndrimit të saj në Uashington të SHBA-ve, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim në Departamentin Amerikan të Tregtisë me Zëvendëssekretarin për Tregtinë Ndërkombëtare, William P. J. Kimmitt, dhe Zëvendëssekretarin për Industrinë dhe Sigurinë, Jeffrey I. Kessler.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Katar, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani.
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari informoi se qeveria miratoi sot amnistinë penale.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se “kjo marrëveshje synon nxitjen dhe lehtësimin e bashkëprodhimeve kinematografike ndërmjet subjekteve prodhuese të të dy vendeve”.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali deklaroi sot se për shumë arsye procesi i zgjerimit në Ballkanin Perëndimor është gjithashtu në interesin strategjik BE-ShBA.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi sot se modernizimi i Forcave të Armatosura, përmirësimi i kushteve për personelin dhe rritja e pagave mbeten prioritetet kryesore të qeverisë, me synimin për të arritur mesataren e NATO-s deri në vitin 2029.









