Tatimet arkëtuan 453,4 miliardë lekë në 2025-ën, rritje 12,5%

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shënoi një performancë pozitive në mbledhjen e të ardhurave për periudhën janar-dhjetor 2025, duke arritur shumicën e objektivave të vendosura për vitin e kaluar.


Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shënoi një performancë pozitive në mbledhjen e të ardhurave për periudhën janar-dhjetor 2025, duke arritur shumicën e objektivave të vendosura për vitin e kaluar.

Objektivat kryesore të DPT-së gjatë vitit 2025 kanë përfshirë rritjen e pajtueshmërisë vullnetare, përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave mbi parashikimet, sigurimin e shërbimeve më të mira për tatimpaguesit, luftën kundër informalitetit dhe trajnimin e vazhdueshëm të stafit të administratës tatimore.

Sipas raportit të DPT-së, për vitin 2025 të ardhurat tatimore neto u realizuan në 280,9 miliard lekë, ose 12,5% më shumë krahasuar me 2024.
Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore u realizuan në 172,5 miliardë lekë, ose me rritje 10,6% krahasuar me vitin 2024.

Sa i takon performancës sipas llojit të tatimeve:

TVSH u realizua në vlerën e 68,7 miliardë lekëve, 15% më shumë se 2024.

Rimbursimi i TVSH-së u realizua 25,3 miliardë lekë, 13,1% më shumë krahasuar me 2024.

Tatimi mbi fitimin u realizua në vlerën e 58,7 miliardë lekëve, ose 2,1% më shumë krahasuar me 2024.

Tatimi mbi të ardhurat personale u realizua në vlerën e 82,7 miliardë lekëve, 23,9% më shumë krahasuar me 2024.

Taksat dhe tarifat kombëtare u realizuan 18,5 miliardë lekë, ose 5,3% më pak krahasuar me vitin 2024 dhe taksa e qarkullimit dhe e karburantit u realizua në vlerën 24,2 miliardë lekë, me rritje 13,4% krahasuar me 2024.

Rezultatet e vitit 2025 tregojnë se administrata tatimore ka shënuar rritje të qëndrueshme në mbledhjen e të ardhurave, duke kontribuar në stabilitetin fiskal dhe përmirësimin e shërbimeve për tatimpaguesit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…