
Category: Ministrite
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, prezantoi në Milano strategjinë kombëtare për përdorimin e inteligjencës artificiale në shëndetësi, me fokus onkologjinë, gjatë Kongresit të Parë të Inteligjencës Artificiale në Onkologji, organizuar nga Shoqata Europiane për Inteligjencën Artificiale dhe Kërkimin Shkencor për Tumorin, e drejtuar nga mjekja shqiptare Arsela Prelaj.
Ministrja për Ekonominë dhe Inovacionin, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot në seancën plenare të Kuvendit projektligjin “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”, të cilin e cilësoi si një hap thelbësor drejt modernizimit të ekonomisë shqiptare dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Europian.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një takim në selinë e NATO-s në Bruksel me shqiptarët që punojnë në stafin ndërkombëtar të Aleancës.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delona Ibrahimaj deklaroi sot se ndryshimet në ligjin “Për inspektimin” janë një tjetër hap në funksion të reformimit të administratës publike dhe procesit të integrimit europian të vendit.
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, zhvilloi një vizitë të veçantë në Departamentin e Policisë së Nju-Jorkut, ku u njoh nga afër me kapacitetet operacionale, teknologjinë moderne dhe modelet e avancuara të monitorimit që përdor një nga strukturat policore më të mëdha në botë.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo priti sot ambasadoren e Austrisë në Shqipëri, Monika Zach, së bashku me një delegacion të përbërë nga 14 kryetarë bashkish dhe rreth 60 përfaqësues të nivelit drejtues të pushtetit vendor austriak, të kryesuar nga presidenti i Shoqatës Austriake të Bashkive, Johannes Pressl.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi një takim me zëvendësministrin e Mbrojtjes të Kosovës, Gegë Lleshi, ku u diskutua mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot drejtorin për Paqen, Partneritetet dhe Menaxhimin e Krizave në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Cosmin Dobran.
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, u shpreh sot se Shqipëria ka siguruar një projekt prej 40 milionë dollarësh për ndryshimet klimatike, në kuadër të programit “Albadap”, që konsiderohet si projekti më i madh i klimës që po zbatohet në Ballkanin Perëndimor.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot takimin e parë në këtë detyrë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në një kohë kur Shqipëria vazhdon të marrë më shumë angazhim dhe përgjegjësi brenda Aleancës.









