Bizneset përfitojnë kompensim për kontributet pas rritjes së pagës minimale

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se qeveria ka ndërmarrë një skemë mbështetëse për biznesin, përmes kompensimit financiar të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si pasojë e rritjes së pagës minimale.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se qeveria ka ndërmarrë një skemë mbështetëse për biznesin, përmes kompensimit financiar të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si pasojë e rritjes së pagës minimale.

Sipas saj, kjo masë synon të lehtësojë kostot shtesë për punëdhënësit që kanë punonjës me paga të ulëta, pas vendimit për rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë duke filluar nga janari 2026.

Kompensimi do të përfitohet për punonjësit që në shtator të vitit 2025 kanë pasur një pagë bruto nga 40 mijë deri në 49 999 lekë, ndërsa mbështetja financiare do të mbulojë një pjesë të kontributeve që paguhen mbi diferencën e pagës.

Periudha e kompensimit është përcaktuar nga janari deri në shtator 2026, ndërkohë që përfitimi kushtëzohet edhe nga ruajtja e numrit të punonjësve nga ana e biznesit.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se aplikimi për këtë skemë realizohet online përmes platformës e-Albania, përmes shërbimit “Kërkesë për kompensim financiar të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”.

Po ashtu, lista e bizneseve përfituese është publikuar në portalin zyrtar të punësimit, duke mundësuar transparencë dhe akses të plotë për subjektet e interesuara.

Kjo nismë është pjesë e paketës së politikave që synojnë mbështetjen e sipërmarrjes dhe formalizimin e tregut të punës, duke amortizuar efektet e rritjes së pagës minimale në ekonomi.

Burimi ATSH

Demo: Qeveria do të shqyrtojë kërkesat e qenësishme të protestuesve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se qeveria është e hapur për të dëgjuar kërkesat e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria do të shqyrtojë kërkesat e qenësishme të protestuesve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se qeveria është e hapur për të dëgjuar kërkesat e…