
Category: Ministrite
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha gjatë vizitës në Bruksel zhvilloi një takim me homologen rumune, Oana-Silvia Țoiu.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në kuadër të mbledhjes së Këshillit të Punëve të Jashtme (FAC) në Bruksel, zhvilloi një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Tom Berendsen.
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, mori pjesë sot në përurimin e ambienteve të rikonstruktuara në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku u investua në 4 salla gjykimi, 2 holle të gjykatës dhe 16 zyra gjyqtarësh.
Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin informal mes Ministrave të Jashtëm të vendeve të BE dhe homologëve nga Ballkani Perëndimor.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në aktivitetin e organizuar në Bruksel me rastin e 40-vjetorit të radios “Jehona e Shqipes”, të cilën e vlerësoi si një zë që ka mbajtur gjallë gjuhën, kulturën dhe shpirtin shqiptar në zemër të Evropës.
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, gjatë vizitës së tij në Nju Jork, vizitoi edhe Memorialin dhe Muzeun Kombëtar të 11 Shtatorit.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur sot se, me mbështetjen e UNIDO, Qeverisë së Zvicrës dhe ekspertëve ndërkombëtarë, specialistët shqiptarë po trajnohen në validimin e metodave diagnostikuese për mbrojtjen e prodhimit bujqësor.
Në kuadër të Bienales së Venecias, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim strategjik me presidentin e Bienales së Venecias, Pietrangelo Buttafuoco
Në Ditën e Evropës, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti në zyrën e tij një grup nxënësish të dalluar të shkollave 9-vjeçare nga e gjithë Shqipëria, në një bashkëbisedim për Bashkimin Evropian dhe rrugëtimin e vendit drejt familjes evropiane.
Ministria e Mjedisit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Ministrinë e Arsimit, nisën programin “Shtigje të Pastra, Pyje të Mbrojtura”.









