
Category: Ditari
Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi buxhetin për vitin 2026, me vlerë rreth 400 milionë euro.
Gjyqtarja Fiona Papajorgji është zgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese për një mandat trevjeçar
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, reagoi pas kaosit të shkaktuar sot në Kuvend nga deputetët e opozitës, të cilët penguan zhvillimin e seancës plenare.
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste mori pjesë në takimin e drejtuesve të.
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot në Hagë, ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili mbahet në paraburgim që prej nëntorit të vitit 2020.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot lidhur me tensionet e sotme në Kuvend të krijuar nga opozita, ndërsa u shpreh se “këto janë imazhe që i bëjnë dëm Shqipërisë”.
Banka e Shqipërisë publikoi kalendarin e ndërhyrjeve në tregun valutor për vitin 2026, duke parashikuar blerje eurosh në vlerë 330–450 milionë euro, një rritje me rreth 100 milionë euro krahasuar me objektivin e këtij viti.
Sipas të dhënave zyrtare, nga janari deri në nëntor 2025 janë regjistruar 16,487 aplikime, duke reflektuar një trend të qartë rritjeje të përdorimit të shërbimeve dixhitale në sektorin fiskal. Ky rritje tregon gjithashtu besimin në sistemin elektronik dhe rëndësinë e tij në përshpejtimin e proceseve për qytetarët dhe bizneset.
Kuvendi miratoi sot në seancë plenare, me 75 vota pro, emërimin e Lantona Sados në detyrën e Drejtores së Përgjithshme të Institutit të Statistikave (INSTAT).
Deputetët e opozitës kanë penguar sot nisjen normale të punimeve të seancës plenare, duke zënë karriget e ministrave në Kuvend.








