
Category: Ditari
Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku deklaroi sot se një nga problemet kryesore të evidentuara në kuadër të reformës territoriale është se ka një zhvillim të pabarabartë në territor.
Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Blerina Gjylameti, gjatë një monitorimi në një stabiliment përpunimi mishi në qarkun e Korçës, theksoi se ky proces synon rritjen e standardeve të sigurisë ushqimore dhe garantimin e produkteve të sigurta për konsumatorët.
Në zonën e Belshit, në Dumre, “N’Belik” është agroturizmi më i ri që po i shtohet hartës së zhvillimit rural. Investimi familjar i sipërmarrësit Mariglen Azizolli, u vizitua nga zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla dhe deputeti Arbjan Mazniku.
Nga baza e Kuçovës, Begaj nderoi brezat që kanë shërbyer në aviacionin ushtarak dhe Forcën Ajrore ndër vite, nga komandanti i parë Edip Ohri, si edhe 43 Dëshmorët e Kombit që dhanë jetën në krye të detyrës, ndërsa theksoi transformimin e aviacionit ushtarak dhe vlerësoi rrugëtimin që ai ka bërë nga krijimi tij, deri më sot.
Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu po merr pjesë në konferencën gjermano-shqiptare të biznesit, e zhvilluar në Berlin, një aktivitet i rëndësishëm që mbledh aktorë kyç të ekonomisë dhe investimeve nga të dy vendet.
Ministri i Financave, Petrit Malaj njoftoi se nisma e re “Dyfisho ndërmarrjen tënde” do të prezantohet shumë shpejt.
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi sot një vizitë në kantierin e kampusit të ri për të miturit në konflikt me ligjin në Mëzez, i shoqëruar nga zëvendësministrja Elona Hoxha dhe drejtoresha e Qendrës për të Mitur, Klaudia Hasanllari.
Mbi 2,1 milionë pasagjerë udhëtuan me linja ajrore gjatë tremujorit të parë të këtij viti, duke konfirmuar rritjen e vazhdueshme të transportit ajror në vend.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në Tiranë në një takim të përbashkët pune ministren Federale për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Petr Macinka, si dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës Sllovake, Juraj Blanár.
Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur sot se aktiviteti ekonomik i bizneseve në Shqipëri vazhdon të jetë tejet pozitiv, duke shënuar një rritje të dukshme krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025.









