30-vjeçari u mor nga rrjedha pas aksidentit, FA dhe FSK vijojnë kërkimet rreth lumit Mat

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ishte sot pranë familjarëve, në ditën e 27-të të operacionit të kërkim-shpëtimit në zonat e Burrelit dhe Klosit. I pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Në zonat e Burrelit dhe të Klosit vijojnë kërkimet për 30-vjeçarin, Jurgen Karaj, i cili dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit të Darsit më 10 janar pas një aksidenti.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ishte sot pranë familjarëve, në ditën e 27-të të operacionit të kërkim-shpëtimit në zonat e Burrelit dhe Klosit. I pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Vengu bëri të ditur se “efektivë nga Shqipëria dhe Kosova janë shpërndarë në terren, duke mbuluar të gjithë basenin e lumit Mat, në një angazhim të pandërprerë dhe të koordinuar”.

“Forcat e Armatosura po kryejnë detyrën e tyre me përgjegjësi të plotë, pa më shumë e pa më pak se ç’kërkon misioni, ndërsa vlerësojmë dhe falënderojmë posaçërisht ndihmën dhe kontributin e efektivëve të FSK-së, në një frymë solidariteti dhe bashkëpunimi vëllazëror”, nënvizoi Vengu.

Në një prononcim për mediet, Vengu bëri të ditur se “janë përqendruar 82 forca në këto momente dhe mjete teknologjike”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia