Parafirmoset marrëveshja për njohjen e pensioneve me Slloveninë

Shqipëria dhe Sllovenia kanë përmbyllur me sukses raundin e dytë dhe të fundit të negociatave për marrëveshjen në fushën e punësimit dhe sigurimeve shoqërore.


Shqipëria dhe Sllovenia kanë përmbyllur me sukses raundin e dytë dhe të fundit të negociatave për marrëveshjen në fushën e punësimit dhe sigurimeve shoqërore. Negociatat u zhvilluan në Tiranë, në datat 2-4 shkurt.

Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, e cila kryesoi delegacionin shqiptar, bëri të ditur se “në bashkëpunim të ngushtë me palën sllovene të kryesuar nga Mojca Pršina Kumar, bënë të mundur parafirmosjen e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme”.

Manjani theksoi se marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e punësimit dhe sigurimeve shoqërore, duke garantuar mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe zbatimin e praktikave bashkëkohore në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

“Qytetarët do të përfitojnë nga bashkimi i periudhave kontributive, duke siguruar që vitet e punës të mos humbasin. Gjithashtu, në fushën e punësimit, marrëveshja krijon akses më të lehtë dhe të drejta të barabarta në tregun e punës të të dyja vendeve”, shkruan Manjani.

Nga viti 2005 e deri më sot Shqipëria ka nënshkruar rreth 28 marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore mes të cilave; me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, me Konfederatën e Zvicrës dhe me Kroacinë. Sakaq në fuqi pritet të hyjnë edhe marrëveshjet me Malin e Zi e Bullgarinë.

Prej 1 qershorit 2025 ka nisur zbatimi i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila garanton të drejtat e pensioneve për rreth gjysmë milioni shqiptarë dhe 4 mijë italianë.

Në proces ende janë marrëveshjet me Poloninë e Serbinë, ndërsa me Francën procesi është drejt arritjes së një dakordësie për fillimin e negociatave.

Vende si Spanja, Danimarka, Moldavia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraeli dhe Letonia kanë dhënë dakordësinë për fillimin e negociatave.

Procesi më i gjatë dhe më i vështirë për palën shqiptare është ai me Greqinë.

Marrë nga ATSH

Mbyllen Lojërat Aziatike Aichi-Nagoya 2026

Në Lojërat Aziatike të këtij viti, Kina fitoi gjithsej 169 medalje të arta, 89 medalje të argjendta e 83 të…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mbyllen Lojërat Aziatike Aichi-Nagoya 2026

Në Lojërat Aziatike të këtij viti, Kina fitoi gjithsej 169 medalje të arta, 89 medalje të argjendta e 83 të…