Peleshi, pjesë e ceremonisë së 74-t të Mëngjesit të Lutjeve në SHBA

Kryetari i Kuvendit, Niko Pelshi mori pjesë sot në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington, ku të pranishëm ishin edhe Presidenti amerikan Donald Trump, udhëheqës politikë, shoqërorë e fetarë.


Kryetari i Kuvendit, Niko Pelshi mori pjesë sot në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington, ku të pranishëm ishin edhe Presidenti amerikan Donald Trump, udhëheqës politikë, shoqërorë e fetarë.

Mëngjesi i 74-t Tradicional i Lutjeve u zhvillua sot, më 5 shkurt, në Washington, si një nga ceremonitë më të rëndësishme vjetore që bashkon lidershipin ndërkombëtar për reflektim, dialog dhe lutje. Ky aktivitet zhvillohet që nga viti 1953 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çdo të enjte të parë të shkurtit.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, mori pjesë në këtë ceremoni, duke theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë, partneritetit dhe bashkëpunimit midis institucioneve parlamentare të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pjesëmarrja e tij në këtë ngjarje ndërkombëtare vlerësohet si një kontribut në thellimin e dialogut dhe bashkëpunimit me partnerët strategjikë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mbajti fjalimin përmbyllës të Mëngjesit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, vlerave morale dhe bashkësisë në kohë sfidash globale. Fjalimi i tij ishte pjesë e programit zyrtar të veprimtarisë, e cila synon të bashkojë njerëzit përmes besimit dhe dialogut për paqe dhe mirëqenie.

Ngjarja mblodhi rreth 3500 pjesëmarrës nga afro 140 vende të botës, përfshirë udhëheqës politikë, fetarë, përfaqësues të biznesit, akademisë dhe shoqërisë civile. Përveç dimensionit ceremonial, Mëngjesi Tradicional i Lutjeve shërben si një platformë për dialog mes udhëheqësve të shteteve mbi çështje globale si paqja, drejtësia sociale, prosperiteti dhe bashkëpunimi ndërfetar e ndërkombëtar.

Çdo president amerikan që nga Dwight D. Eisenhower ka marrë pjesë dhe ka folur në këtë ceremoni që prej vitit 1953, duke e kthyer atë në një nga traditat më të qëndrueshme të jetës publike dhe fetare në Shtetet e Bashkuara.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve

Forcimi i shërbimeve sociale dhe koordinimi i punës mes strukturave qendrore dhe rajonale ishin në fokus të një takimi të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve

Forcimi i shërbimeve sociale dhe koordinimi i punës mes strukturave qendrore dhe rajonale ishin në fokus të një takimi të…