Kredia për sektorin privat u rrit 14.3%, arrin në nivelin 35% të PBB-së

Të dhënat u bënë publike gjatë takimit të punës nën kujdesin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, me drejtorët e përgjithshëm të bankave tregtare, ku mori pjesë edhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Gazheli: Pyjet drejt një sistemi kombëtar të integruar të monitorimit dhe menaxhimit

Zëvendësministri i Mjedisit, Genti Gazheli, i paraqiti këto prioritete sot gjatë një seance dëgjimore në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale në kuadër të Kalendarit Tematik për Mbikëqyrjen Parlamentare

Spahiu: Avancon puna për pajisjen e QSUT-së me imazherinë hibride PET/CT

Shqipëria pritet të ketë për herë të parë pajisjen e imazherisë hibride PET-CT, e cila do të instalohet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në kuadër të bashkëpunimit mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA).

Karakaçi: Rezerva e sigurisë së hidrokarbureve do të administrohet nga shteti

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se projektligji sjell një ndryshim të plotë të qasjes aktuale, pasi rezerva e sigurisë nuk do të mbahet më nga operatorët privatë.

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Begaj: Trishtim i thellë

Presidenti Bajram Begaj shprehu trishtim të thellë për vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale të Hagës që dënoi ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi për krime lufte.

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Rama: Marre

Kryeministri Edi Rama reagoi sot për vendimin e Gjykatës Speciale të Hagës që dënoi ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi për krime lufte.

Shqipëria drejt standardeve të BE-së në bujqësi, AZHBR në konferencën ICE 2026

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) mori pjesë në Konferencën ICE 2026, për Sistemin e Integruar të Administrimit dhe Kontrollit (IACS) të organizuar në Sofje nga Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Evropian (JRC), në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural të Komisionit Evropian (DG AGRI) dhe Agjencinë Bullgare të Pagesave.

Koçiu për procesin në Hagë: Betejë për të mbrojtur dinjitetin e kombit përballë absurdit të barazimit të agresorit me çlirimtarin

Zëvendëskryeministrja, Albana Koçiu, reagoi sot në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Tre projektligje për pagesat dhe bankat në funksion të integrimit, Yzeiri: Harmonizim i legjislacionit

Zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiri, prezantoi sot në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, tre projektligje të rëndësishme për Kapitullin 4 “Lëvizja e Lirë e Kapitalit”, që synojnë përafrimin e kuadrit shqiptar me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

“Pas Shkolle”, aplikimet të hapura deri më 25 shtator përmes SIMP

Ministria e Arsimit informoi sot se në kuadër të programit, çdo fëmijë mund të përfshihet në deri në dy klube, duke zgjedhur ndërmjet aktiviteteve të muzikës, kërcimit, teatrit, artit pamor dhe zejeve.