Miratohet raporti, eurodeputetët vlerësojnë përkushtimin e Shqipërisë për t’u bashkuar me BE-në

Komiteti për Punët e Jashtme përgëzon Shqipërinë për progresin e saj në bisedimet e pranimit në BE dhe thekson se zbatimi i reformave të miratuara tani është thelbësor.

Raporti i SIGMA-s: Shqipëria konsolidon reformat

SIGMA, një iniciativë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Europian për përmirësimin e qeverisjes dhe menaxhimit, në raportin e saj të fundit vlerëson se në aspekte kyçe, Shqipëria spikat me praktikat më të konsoliduara.

Begaj: Respekt të thellë për “Dëshmorët e Kombit”

Presidenti Bajram Begaj, kreu sot homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit me rastin e 5 Majit, ditës së tyre, dhe vendosi një kurorë lulesh në monumentin “Nënë Shqipëri”.

Peleshi: Ndarje e përvojave me Moldavinë në rrugëtimin drejt BE-së

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me kryetarin e Parlamentit të Moldavisë, Igor Grosu, në kuadër të angazhimeve të tij në Kopenhagen, Danimarkë.

Krerët e shtetit, homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve” për 5 Majin

Të pranishëm në homazhe ishin Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi dhe familjarë të dëshmorëve e veteranë të luftës.

Koçiu: Financimet rajonale për klimën, investime në sigurinë e përbashkët

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu nënvizoi sot rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për mbrojtjen e klimës, ndërsa theksoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor humbet çdo vit 1-1.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për shkak të fatkeqësive të lidhura me klimën.

Samiti i Komunitetit Politik Europian në Armeni, Rama: Shqipëria u dëgjua me respekt

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet e samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian, në Jeravan të Armenisë, i cili këtë vit bëri bashkë 48 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti, nën moton “Ndërtimi i së Ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti në Europë”.

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë: Standard më i qartë për “arrestin në burg”, kërkon arsyetim konkret

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, me përbërje të 16 gjyqtarëve, morën sot vendim mbi standardet që duhet të udhëheqin gjykatat në caktimin dhe vijimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”.

Nufi mikpret delegacionin e Gardës Kombëtare të New Jersey: Rikonfirmim i mbështetjes së qëndrueshme të SHBA

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes delegacionin e Gardës Kombëtare të New Jersey, të kryesuar nga Gjeneral Brigade Yvonne L. Mays.

Begaj në 70-vjetorin e shugurimit meshtarak të kardinal Ernest Simonit: Dëshmi se asnjë regjim nuk mund të shfarosë besimin

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në 70-vjetorin e shugurimit meshtarak të Hirësisë së Tij, Kardinal Ernest Simoni. Gjatë ceremonisë së zhvilluar në katedralen e Firences “Santa Maria del Fiore”, Presidenti Begaj vlerësoi figurën e Kardinal Ernest Simonit si një simbol të qëndresës, besimit dhe sakrificës, një
“martir i gjallë”.