
Category: Ditari
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Enkelejd Joti prezantoi sot në komisionin e ligjeve projektligjin “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza”.
Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim mori pjesë sot në takimin e 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian
Presidenti Bajram Begaj ndoqi nga afër finalizimin e stërvitjes “Mburoja e Arbrit 2026” të Grup-Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë që u zhvillua në Bizë, i cili u certifikua “I aftë për mision” sipas standardeve të NATO-s.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin dhe bashkëbisedimin e kryeministrit Edi Rama me komunitetin shqiptar në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri të ditur sot se ndarja e re territoriale pritet të kalojë për miratim në seancën plenare të datës 8 tetor.
Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Velislava Petrova, e bëri deklaratën më 18 shtator në Sofje, gjatë konferencës ndërkombëtare “EU Meets the Balkans”, ku foli për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit.
Kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian, Marco Tarquinio, deklaroi sot se “Parlamenti Evropian do të vijojë bashkëpunimin me Kuvendin e Shqipërisë në rrugëtimin tuaj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Miçigan (Michigan) një takim me komunitetin shqiptar ku vlerësoi rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare në SHBA.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu ndau pamje nga QSUT, ku dritat gold janë ndezur si simbol i shpresës, forcës dhe solidaritetit me fëmijët që përballen me sëmundjen dhe familjet e tyre.
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ndau sot në rrjetet sociale pamje nga atmosfera festive në Korçë, ku festivali “Serenights” ka sjellë muzikën dhe kulturën në rrugicat e Pazarit të Vjetër.









