
Category: Banka e Shqiperise
Ekspozita organizohet nga Muzeu i Bankës së Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, në kuadër të 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë
Rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë kanë arritur në 7,32 miliardë euro, në fund të janarit 2026, duke prekur nivelin më të lartë historik. Krahasuar me janarin e vitit 2025, rezerva valutore u rrit me 16 %.
Ceremonia e çeljes u hap me fjalë përshëndetëse nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, si dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Me rastin e 100-vjetorit të monedhës shqiptare Lek, në qarkullim monetar, Banka Qendrore e Kosovës në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë kanë hapur sot në Hollin e BQK-së ekspozitën me titull “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje”.
Raporti i kredive me probleme shënoi rënie në nivelin 3,8 % në fund të vitit të kaluar, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Qeveria propozon Jonida Priftin dhe Ervin Meten si anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Bizneset në Shqipëri janë më optimiste për zhvillimin e aktiviteteve të tyre ekonomike në këtë fillimvit.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në punimet e Forumit të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL), i cili po zhvillohet në Vjenë, Austri.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, norma mesatare e interesit të Bonove të Thesarit me maturim 12-mujor ka regjistruar nivele të ulëta.
Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, vlera e investimeve të huaja direkte është rritur me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke reflektuar vijimësinë e interesit të investitorëve të huaj për ekonominë shqiptare.







