Koçiu: Të hapur për dialog, por jo me ata që shkatërrojnë pronat publike e private

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, në një intervistë ekskluzive për Klan News ka folur për protestën dhe për ftesën për dialog, që qeveria dhe kryeministri Edi Rama kërkoi sot me protestuesit


Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, në një intervistë ekskluzive për Klan News ka folur për protestën dhe për ftesën për dialog, që qeveria dhe kryeministri Edi Rama kërkoi sot me protestuesit.

Koçiu theksoi se dhuna po ushtrohet në emër të studentëve dhe kjo qasje është e papranueshme për shoqërinë tonë.

“Ashtu siç e kemi ndjekur prej disa ditësh tashmë, kryeqyteti është përballur me një dhunë ekstreme, ka goditur bizneset, institucionet publike, punonjës të policisë dhe ka goditur të gjithë ata elementë të sigurisë dhe rendit publik. Kemi bërë thirrje për të dënuar dhunën, sidomos kur kjo dhunë ushtrohet në emër të studentëve, sidomos të mitur që janë aty dhe që po përdoren në emër të studentëve”, tha ajo.

Koçiu bëri të ditur se qeveria po punon për një paketë masash administrative, sipas së cilës personat që shkaktojnë dëme në pronën publike duhet të përgjigjen financiarisht për to.

“Shikojmë që vazhdon një dhunë shqetësuese, që merr përpara çdo gjë dhe nuk pranon të dialogojë dhe të argumentojë me fakte të gjitha zhvillimet dhe pretendimet. Përballë kësaj dhune duhen masa. Ne po punojmë për një paketë masash administrative, me parimin në të cilin kush shkatërron pronën do duhet të dëmshpërblejë të gjitha ato dëmtime që vijnë si rezultat i dhunës. Çdo vepër publike që bëhet për qytetin është me patjetër vepër e taksave të shqiptarëve dhe kushdo që e dhunon një institucion publik do duhet të dëmshpërblejë”, tha ajo.

Ajo theksoi se qeveria është e hapur për dialog, por jo me dhunuesit që shkatërrojnë qytetin dhe pronat publike dhe private.

“Ne jemi të hapur për dialog. Kemi disa ditë tashmë. E kemi thënë që ditën e parë: Jemi të hapur për të dialoguar, por jo ndaj dhunuesve dhe ndaj organizatorëve të dhunës. Jemi të hapur ndaj çdo studenti dhe ndaj çdo qytetari. Ne jemi të hapur në çdo orë dhe në çdo moment”, pohoi zv.kryeministrja.

Më tej, zv.kryeministrja Koçiu tha se dhunuesit do të përballem me forcën e ligjit.

“Çdo individ që cenon pronën publike apo vendoset nën akuza me prova dhe me fakte do përballet me institucionet e drejtësisë. Në rastet kur konstatohet vepra penale, për secilin nga abuzuesit dhe dhunuesit do të përballen me forcën e ligjit. Dhuna nuk na çon askund”, tha ajo.

E pyetur nëse qeveria është gati të pranojë propozimet e studentëve, Koçiu u shpreh e vendosur se kërkesat e tyre do të dëgjohen, ndërsa përjashtoi në mënyrë kategorike dialogun me ata që nxisin dhunë dhe gjuajnë me gurë efektivët e policisë apo institucionet.

“Patjetër që po, jemi të gatshëm dhe në çdo moment për të marrë propozimet e studentëve. E theksoj, të studentëve, jo të dhunuesve, jo të atyre që gjuajnë me gurë. Jo me ata që organizojnë dhunë”, tha ajo.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…