Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë, ndryshimet përgatisin kuadrin ligjor për anëtarësimin në BE

Shqipëria po ndërmerr një tjetër hap në procesin e përafrimit të legjislacionit me atë të Bashkimit Europian, përmes projektligjit të ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i cili përcakton kuadrin ligjor.


Shqipëria po ndërmerr një tjetër hap në procesin e përafrimit të legjislacionit me atë të Bashkimit Europian, përmes projektligjit të ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i cili përcakton kuadrin ligjor që do të zbatohet në rast të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian dhe përmbushjes së kritereve për t’u bërë pjesë e Eurozonës.

Projektligji synon harmonizimin e legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Europian, forcimin e pavarësisë institucionale të Bankës së Shqipërisë, si dhe konsolidimin e stabilitetit financiar, në përputhje me standardet europiane.

Agjencia për Media dhe Informim, bën të ditur se, ndryshimet e propozuara krijojnë bazën ligjore për funksionimin e Bankës së Shqipërisë në kuadër të Sistemit Europian të Bankave Qendrore, pasi vendi të anëtarësohet në BE dhe të plotësojë kriteret e konvergjencës ekonomike.

“Projektligji ka karakter përgatitor dhe nuk nënkupton adoptimin e menjëhershëm të monedhës euro”, thekson MIA, teksa nënvizon se, kalimi në euro do të realizohet vetëm pasi Shqipëria të bëhet shtet anëtar i Bashkimit Europian dhe të përmbushë të gjitha kriteret e përcaktuara për anëtarësimin në Eurozonë.

Sipas MIA-s, projektligji përfaqëson një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, duke synuar përafrimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor dhe institucional të vendit me standardet e Bashkimit Europian.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Jaupaj: Përshpejtojmë përafrimin e legjislacionit mjedisor me BE-në

Shqipëria synon të përfundojë deri në shtator 2027 përafrimin e legjislacionit mjedisor me atë të Bashkimit Evropian, në kuadër të…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj: Përshpejtojmë përafrimin e legjislacionit mjedisor me BE-në

Shqipëria synon të përfundojë deri në shtator 2027 përafrimin e legjislacionit mjedisor me atë të Bashkimit Evropian, në kuadër të…