Lagarde: Shqipëria po forcon stabilitetin financiar dhe lidhjet me BE-në

Në videomesazhin e saj për 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë, presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, vlerësoi përparimin e institucionit në ruajtjen e stabilitetit monetar dhe financiar, duke theksuar se përkushtimi ndaj politikave të kujdesshme mbetet thelbësor për rrugëtimin europian të vendit.

Georgieva: Shqipëria mes vendeve me rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë

Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva u shpreh se Shqipëria renditet mes vendeve me rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë.

Sejko: Norma bazë e interesit për lekun mbetet 2,5%

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot që ta mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun, në nivelin 2,5%.

Sejko me misionin e FMN-së: Ekonomia shqiptare, qëndrueshmëri të lartë përballë sfidave globale

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Anke Weber, shefe e misionit për Shqipërinë.

Sejko: Rritje e eksporteve dhe investimeve të huaja direkte, rezerva valutore 7 miliardë euro

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi në Kuvend se ecuria pozitive e ekonomisë dhe e tregjeve financiare shqiptare gjatë vitit 2024 dhe gjysmës së parë të vitit 2025 u pasqyrua edhe në sektorin bankar.

Sistem i ri klasifikimi për financat e gjelbra sipas standardeve të BE-së

Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI), organizuan workshop-in tematik “Taksonomia kombëtare e Gjelbër: Parimet, qeverisja dhe ndërveprueshmëria me standardet e BE-së”, si pjesë e Programit të Asistencës Teknike për Sistemet Financiare të Gjelbëra.

Vrojtimi i BSH-së: Bankat mbajnë të pandryshuar kushtet për kreditimin e bizneseve

Në tremujorin e tretë të vitit 2025 bankat mbajtën të pandryshuar kushtet për kreditimin e biznesit, bën të ditur Vrojtimi mbi Kreditimin, i publikuar sot nga Banka e Shqipërisë.

Sejko: Rritja ekonomike 3,5%, investimet dhe konsumi privat motorët kryesorë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe ministri i Financave, Petrit Malaj morën pjesë në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), të zhvilluara në Uashington DC, SHBA.

Sejko–Bassani: Fokus rritja ekonomike dhe kthimi i inflacionit në objektiv

Në kuadër të Mbledhjeve Vjetore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me Antonella Bassani, Zëvendëspresidente e Bankës Botërore për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.

Banka e Shqipërisë, ligj të ri në përputhje me acquis-në e BE-së

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi sot një takim me Mary Goodman, këshilltare rajonale pranë Departamentit Monetar dhe Tregjeve Kapitale.