
Category: Banka e Shqiperise
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko vlerësoi sot rolin e auditimit të brendshëm si “shtyllë themelore e stabilitetit, integritetit dhe besueshmërisë financiare”.
Banka e Shqipërisë ka hartuar ndryshime në ligjin “Për bankat”, që synojnë të sjellin një kuadër më të qartë dhe më të unifikuar rregullator për sektorin financiar, duke lehtësuar funksionimin e bankave dhe institucioneve të pagesave dhe duke rritur sigurinë dhe qartësinë për qytetarët dhe bizneset në përdorimin e shërbimeve financiare dhe pagesave elektronike.
Ekonomia shqiptare vijoi trendin pozitiv të rritjes gjatë vitit 2025, ndërsa sektori bankar u paraqit i qëndrueshëm, me nivele të larta kapitalizimi dhe me rënie të mëtejshme të kredive me probleme.
Banka e Shqipërisë çeli në Gjirokastër ekspozitën lëvizëse “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”, një ekspozitë historike, e cila i paraqet vizitorëve historinë e bankës qendrore dhe të monedhës shqiptare.
Transaksionet në monedhën europiane kanë shënuar rritje gjatë muajit mars në Shqipëri, si në numër ashtu edhe në vlerë.
Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Shqipërisë, në partneritet me Agjencinë Italiane për Bashkëpunimin për Zhvillim (AICS) dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), prezantuan “BE për Pyjet”, një program prej 16 milionë eurosh
Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI), zhvilloi sot një workshop teknik dhe ndërinstitucional në kuadër të hartimit të “Taksonomisë së Gjelbër”
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me Antonella Bassani, zëvendëspresidente për Evropën dhe Azinë Qendrore në Bankën Botërore, Xiaoqing Yu, drejtore Rajonale për Ballkanin Perëndimor, si dhe Alfonso García Mora, zëvendëspresident Rajonal i IFC-së, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm institucional.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot takim me përfaqësues të lartë të Bankës Qendrore të San Marinos, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimit të marrëdhënieve dypalëshe.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët rajonale me bankat qendrore të Ballkanit Perëndimor dhe Bankën e Italisë, ku u diskutua progresi në zbatimin e SEPA-s dhe projektit TIPS Clone.









