OSBE/ODIHR: Të shqetësuar nga raportimet për dhunë gjatë protestave, palët të ruajnë paqen

Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut e OSBE-së (ODIHR) shprehu shqetësimin për raportimet mbi dhunën gjatë protestave të studentëve dhe gjimnazistëve në Shqipëri


Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut e OSBE-së (ODIHR) shprehu shqetësimin për raportimet mbi dhunën gjatë protestave të studentëve dhe gjimnazistëve në Shqipëri, duke kërkuar hetim të menjëhershëm dhe të pavarur për çdo rast të përdorimit të paligjshëm të forcës.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, ODIHR u bëri thirrje të gjitha palëve të ruajnë paqen, ndërsa theksoi se forcat e rendit duhet të shmangin përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës ndaj protestuesve.

“Jemi të shqetësuar nga raportimet për dhunë gjatë protestave në Shqipëri. ODIHR u bën thirrje të gjitha palëve të ruajnë paqen. Forcat e rendit duhet të shmangin përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës ndaj protestuesve, ndërsa çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet menjëherë dhe në mënyrë të pavarur”, thuhet në reagim.

Lexo më shumë nga

Buxheti për Shëndetësinë 87,2 miliardë lekë, financim për rehabilitimin e mbi 20 spitaleve

Ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë prezantimit të buxhetit 2027 deklaroi se shpenzimet për sektorin e shëndetësisë parashikohen në 87,2…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Buxheti për Shëndetësinë 87,2 miliardë lekë, financim për rehabilitimin e mbi 20 spitaleve

Ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë prezantimit të buxhetit 2027 deklaroi se shpenzimet për sektorin e shëndetësisë parashikohen në 87,2…