FMN: Rritje ekonomike dhe sistem bankar i qëndrueshëm në Shqipëri

Ekonomia shqiptare vijon të tregojë qëndrueshmëri dhe perspektiva pozitive zhvillimi, e mbështetur nga rritja e aktivitetit ekonomik, përmirësimi i tregut të punës dhe kushtet e favorshme financiare.


Ekonomia shqiptare vijon të tregojë qëndrueshmëri dhe perspektiva pozitive zhvillimi, e mbështetur nga rritja e aktivitetit ekonomik, përmirësimi i tregut të punës dhe kushtet e favorshme financiare.

Ky ishte vlerësimi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i kryesuar nga shefi i Misionit për Shqipërinë, Diego Cerdeiro, gjatë vizitës së zhvilluar në Shqipëri nga 28 maji deri më 2 qershor 2026.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, përfaqësuesit e FMN-së zhvilluan takime me drejtues dhe ekspertë të Bankës së Shqipërisë, si dhe një takim përmbyllës me Guvernatorin Gent Sejko.

Diskutimet u fokusuan në zhvillimet aktuale makroekonomike, politikën monetare, stabilitetin financiar dhe perspektivat e ekonomisë shqiptare.

Në prezantimin e tij, Guvernatori Sejko theksoi se ekonomia shqiptare ka ruajtur ecuri pozitive pavarësisht sfidave të jashtme, duke gjeneruar rritje të punësimit dhe të pagave.

Ai nënvizoi se treguesit kryesorë ekonomikë dhe financiarë kanë shënuar përmirësim, përfshirë inflacionin, borxhin publik dhe të jashtëm, nivelin e kredive me probleme dhe treguesit e sektorit bankar.

Përfaqësuesit e FMN-së vlerësuan se ekonomia shqiptare vazhdon të mbetet rezistente ndaj goditjeve të jashtme, ndërsa perspektiva ekonomike paraqitet përgjithësisht e favorshme.

Megjithatë, ata theksuan se pasiguritë që lidhen me zhvillimet ndërkombëtare dhe tensionet gjeopolitike kërkojnë monitorim të vazhdueshëm.

Sa i përket inflacionit, misioni evidentoi ndikimin e rritjes së çmimeve të energjisë dhe rëndësinë e mbikëqyrjes së pritshmërive inflacioniste.

Në këtë kuadër, FMN vlerësoi analizat dhe parashikimet e Bankës së Shqipërisë, duke e konsideruar politikën monetare të ndjekur si të përshtatshme dhe të orientuar drejt ruajtjes së stabilitetit të çmimeve.

Nga ana e tij, Guvernatori Sejko rikonfirmoi se Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të ndjekë një politikë monetare të kujdesshme dhe të bazuar në të dhënat më të fundit ekonomike, me synimin për të garantuar kthimin dhe ruajtjen e inflacionit pranë objektivit të saj afatmesëm.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte kursi i këmbimit dhe rezerva valutore. Përfaqësuesit e FMN-së u njohën me kuadrin operacional të Bankës së Shqipërisë dhe vlerësuan se forcimi i lekut lidhet me përmirësimet strukturore të ekonomisë shqiptare. Sipas tyre, regjimi i lirë i kursit të këmbimit mbetet një element i rëndësishëm që kontribuon në stabilitetin dhe fleksibilitetin e ekonomisë.

Në fushën e stabilitetit financiar, misioni i FMN-së vlerësoi pozitivisht sektorin bankar shqiptar, duke theksuar nivelin e lartë të kapitalizimit dhe likuiditetit, cilësinë e mirë të portofolit të kredive dhe performancën e qëndrueshme financiare të bankave.

Gjithashtu, FMN përshëndeti punën e Bankës së Shqipërisë për forcimin e instrumenteve makroprudenciale dhe përafrimin e kuadrit rregullator me standardet e Bashkimit Evropian.

Gjatë takimeve u diskutuan edhe sfidat afatgjata të ekonomisë shqiptare, përfshirë zhvillimet demografike, rritjen e produktivitetit dhe ndikimin e procesit të integrimit evropian në perspektivat ekonomike të vendit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gogu: 553 persona u liruan nga Amnistia Penale, 863 të tjerë përfituan ulje dënimi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se amnistia penale e miratuar nga Kuvendi është zbatuar plotësisht, në bashkëpunim me…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: 553 persona u liruan nga Amnistia Penale, 863 të tjerë përfituan ulje dënimi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se amnistia penale e miratuar nga Kuvendi është zbatuar plotësisht, në bashkëpunim me…