Shqiptarët në vendet e Gjirit, mundësi aplikimi për pasaporta dhe karta identiteti në Abu Dhabi
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me kompaninë IdentiTek sh.a., do të organizojë së shpejti një mision të posaçëm për aplikimin për pasaporta biometrike dhe karta identiteti pranë Ambasadës së Shqipërisë në Abu Dhabi.

MEPJ bën të ditur se, përmes këtij shërbimi, synohet lehtësimi i procedurave për shtetasit shqiptarë që jetojnë në vendet e Gjirit, duke u kursyer kohë dhe udhëtime për marrjen e dokumenteve biometrike.
MEPJ u ka bërë thirrje qytetarëve të interesuar të regjistrohen përmes formularit online, në mënyrë që të vlerësohen nevojat e komunitetit dhe të organizohet sa më mirë misioni.
Afati i regjistrimit është 30 tetor 2026. Të dhënat personale të aplikantëve do të trajtohen në mënyrë konfidenciale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.