Reforma e re e pensioneve, Manjani: BE kërkon barazim të moshës së pensionit për burra e gra më shpejt se viti 2056

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani bëri të ditur sot se po punohet për reformën e re të pensioneve edhe në kontekstin e integrimit si dhe me ekspertët e Bankës Botërore.

Rama: Ngjitëm PS-në në shifrën rekord, afërsisht 88 mijë vota më shumë se në vitin 2021

Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, në një takim me skuadrën fituese të PS pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, foli me shifra për rezultatin e zgjedhjeve.

Rama: Reforma në Drejtësi themeli, kemi përgjegjësinë të ngjisim Shqipërinë në majën e shtëpisë së BE-së

Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, në një takim me skuadrën fituese të PS pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, theksoi se Reforma në Drejtësi ka qenë themeli i rrugëtimit politik të kësaj force që nga viti 2013 dhe një nga sfidat më të mëdha të përballuara ndonjëherë.

Rama: Jetike të dëgjojmë njerëzit, nisim përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, mblodhi sot në Pallatin e Brigadave deputetët e zgjedhur të Partisë Socialiste, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, si dhe kandidatët për deputetë, për të festuar

Rama: Shpërblim me fakte besimit të shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, në një takim me deputetët e Partisë Socialiste, në Pallatin e Brigadave, pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, tha se “fitoren e 83 mandateve nuk duhet ta shohim si një piedestal, por një kryq përgjegjësie”.

Rama: Mburojë e pavarësisë së drejtësisë, vijojmë mbështetjen ndaj SPAK

Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, në një takim me skuadrën fituese, pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, deklaroi se edhe pse qeveria nuk ka në dorë vendimet e sistemit të drejtësisë, ajo ka detyrimin të garantojë pavarësinë e tij dhe të udhëheqë me forcën e shembullit.

Rama: Mandati i katërt i 11 majit për të ndryshuar përgjithnjë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, në një takim me deputetët e Partisë Socialiste, në Pallatin e Brigadave, pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Negociatat për bashkimin doganor, BE vlerëson përparimin në përafrimin e legjislacionit

Çelja e mbi 8 kapitujve të rinj të grupimit të 3-të që lidhet me konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse shënon një tjetër hap të rëndësishëm përpara në negociatat e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Shqipëria mikpret takimin vjetor të ENIC-NARIC, Manastirliu: Në fokus ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Takimit të 32-të Vjetor të Rrjeteve ENIC-NARIC, që po zhvillohet në Tiranë, me pjesëmarrës nga e gjithë Evropa.

Musabelliu: “Paketa e Maleve”, nxitje e investimeve në zonat rurale malore

Zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, në një intervistë për mediet shpjegoi hapat që priten të ndërmerren në vazhdim si nga institucionet qendrore, edhe nga bashkitë, për finalizimin e akteve të nevojshme nënligjore që e bëjnë të zbatueshme këtë nismë.