
Category: Aktualitet
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu bëri thirrje sot për qetësi, vetëpërmbajtje dhe maturi, pas akteve të dhunës dhe përplasjeve gjatë protestës në Tiranë.
Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë (KISH) në një reagim publik dënon aktin e heqjes së flamurit të Vatikanit gjatë protestës së zhvilluar dje në Tiranë, duke e cilësuar atë të papranueshëm.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu sot shqetësimin për përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave në Tiranë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje.
Ambasada britanike në Tiranë u bëri sot thirrje të gjitha palëve të respektojnë të drejtën për protestë paqësore dhe lirinë e shprehjes, duke theksuar se dhuna nuk mund të justifikohet dhe se policia duhet të shmangë veprimet joproporcionale.
Këshilli i Ministrave miratoi sot rregullat për vlerësimin dhe miratimin e studimeve të fizibilitetit, si dhe dhënien, ndryshimin e transferimin e kontratave të koncesionit apo partneritetit publik privat.
Këshilli i Ministrave miratoi sot rregullat për organizimin dhe zhvillimin e ceremonisë së dekorimeve me urdhrat e medaljet e Republikës së Shqipërisë.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi deklaroi sot se e drejta për të protestuar është një e drejtë kushtetuese, por duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe në respekt të ligjit.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë u lirua nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi, i cili kishte dhënë dorëheqjen.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.
Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim në Pallatin e Brigadave, kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan të Zhvillimit (AADF), Michael Granoff dhe anëtarë të tjerë të këtij Bordi.









