Beja: Procedurat doganore, përmes Bllatës dhe Kakavijës deri në normalizimin e aksit Librazhd-Përrenjas

Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, deklaroi në një konferencë për shtyp se, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe strukturat e saj kanë trajtuar me prioritet situatën e krijuar në aksin kombëtar Librazhd-Përrenjas, me qëllim mosndërprerjen e kryerjes së formaliteteve doganore.


Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, deklaroi në një konferencë për shtyp se, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe strukturat e saj kanë trajtuar me prioritet situatën e krijuar në aksin kombëtar Librazhd-Përrenjas, me qëllim mosndërprerjen e kryerjes së formaliteteve doganore.

Sipas Bejës, deri në përmirësimin e situatës rrugore është vendosur përdorimi i pikave alternative kufitare.

Mallrat që hyjnë në territor nga Republika e Maqedonisë së Veriut apo nga vende të tjera përmes saj do të përpunohen nëpërmjet pikës doganore të Bllatës, ndërsa mallrat që hyjnë nga Greqia apo vende të tjera përmes saj do të kalojnë nga Kakavija.

Ai bëri të ditur se, janë marrë të gjitha masat e nevojshme për plotësimin e nevojave logjistike dhe shtimin e personelit doganor në degët kufitare në Bllatë dhe Kakavijë, me qëllim përballimin e fluksit të shtuar dhe kryerjen sa më të shpejtë të procedurave doganore.

Ai theksoi se, nga ana e DPD-së janë zhvilluar kontakte me autoritetet homologe të Maqedonisë së Veriut, duke siguruar mirëkuptim të plotë për zgjidhjen e situatës.

Konkretisht, vijoi ai, pala maqedonase do të mundësojë kalimin e kamionëve ose trajlerave të ngarkuar nga pika e Bllatës nga ora 12:00 e ditës së nesërme, deri në orën 22:00 për çdo ditë në vijim, ndërsa kamionët e pangarkuar do të mund të qarkullojnë 24 orë.

Beja sqaroi se në këtë pikë doganore pala maqedonase nuk lejon kalimin e produkteve ushqimore me origjinë shtazore dhe të botëve të naftës, kategori që duhet të kalojnë përmes Kosovës.

Ai theksoi se, kamionët që kanë hyrë tashmë në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë, të zhdoganuara apo nën regjimin e tranzitit të brendshëm nëpërmjet zyrës doganore Qafë Thanë, duhet të dalin sërish nga kjo zyrë dhe të futen nëpërmjet Bllatës.

Zgjidhja teknike e ofruar konsiston në përdorimin e regjimit të transitit të jashtëm kombëtar, në përputhje me Kodin Doganor të Republikës së Shqipërisë. Ky regjim mundëson tranzitimin e mallrave nga një pikë doganore në një tjetër, duke kaluar përmes një territori jashtë territorit doganor shqiptar.

Sipas Bejës, kjo zgjidhje është dakordësuar edhe me palën maqedonase.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave bëri të ditur se do të informojë në vijimësi publikun dhe operatorët tregtarë për çdo ndryshim apo lehtësi të mëtejshme deri në normalizimin e plotë të situatës.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Njerëzit që lexojnë rregullisht, janë të krijuar ndryshe!

"Ata marrin nga çdo libër një copëz urtësie dhe e kthejnë atë në mirësi"

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Njerëzit që lexojnë rregullisht, janë të krijuar ndryshe!

"Ata marrin nga çdo libër një copëz urtësie dhe e kthejnë atë në mirësi"