Begaj iftar me gazetarët: Media, busull që orienton publikun drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj u shpreh sot se në një shoqëri demokratike, media nuk duhet të jetë vetëm një pasqyrë që reflekton çdo dritë e hije, por një busull që orienton publikun drejt së vërtetës.


Presidenti Bajram Begaj u shpreh sot se në një shoqëri demokratike, media nuk duhet të jetë vetëm një pasqyrë që reflekton çdo dritë e hije, por një busull që orienton publikun drejt së vërtetës.

Në iftarin me gazetarë dhe punonjës të medies, Kreu i Shtetit u ndal te misioni i tyre, ndërsa shprehu mirënjohjen për sakrificën e profesionistëve të medias dhe për përpjekjet për të mbrojtur interesin publik dhe të vërtetën.

“Gazetaria, në kulmin e saj, është një formë e ‘agjërimit të fjalës’, është aftësia për të mos thënë gjithçka që dëgjon, por vetëm atë që është e vërtetë dhe e dobishme, të thuash vetëm atë që di dhe ta njoftosh atë pasi ta verifikosh”, u shpreh ai.

Duke u ndalur te kjo përgjegjësi e medies, Kreu i Shtetit u shpreh se në një kohë kur informacioni qarkullon me shpejtësi, kur lajmi i keq është lajm i mirë dhe kur çdo telefon është edhe një studio, edhe një redaksi, kjo këshillë bëhet dhe duhet të jetë edhe më e rëndësishme.

“Kjo ditë sot na kujton se njeriu është më i fortë kur di të vendosë kufij për veten. Edhe fjala ka nevojë për kufij, sepse jo çdo gjë që thuhet duhet të thuhet dhe jo çdo gjë që qarkullon duhet doemos të publikohet, sepse sot fjala nuk është vetëm komunikim. Fjala është ndikim. Ajo mund të ndërtojë besim, por mund të krijojë edhe përçarje. Mund të ndriçojë të vërtetën, por edhe mund ta mbulojë atë me zhurmë”, shtoi ai.

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të medieve, Begaj uroi që e vërteta të jetë ajo që udhëheqë.

“Sonte, rreth kësaj tryeze ne nuk jemi thjesht zyrtarë apo gazetarë, jemi njerëz që ndajmë të njëjtat shpresa dhe vlera për një shoqëri më të drejtë, më të ndershme, me më pak energji helmuese dhe negative, për më shumë punë e vepra të mira, për një Shqipëri më të mirë, më të drejtë, më të begatë e më të lumtur”, u shpreh Begaj.

Burimi ATSH

Rama pritet nga Rutte në Bruksel: Vlerësohet serioziteti i Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në selinë e NATO-s në Bruksel nga Sekretari i Përgjithshëm i…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama pritet nga Rutte në Bruksel: Vlerësohet serioziteti i Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në selinë e NATO-s në Bruksel nga Sekretari i Përgjithshëm i…