
Category: Aktualitet
Kryeministri Edi Rama, zhvilloi mëngjesin e sotëm një takim në ministrinë e Punëve të Brendshme me ministrin Ervin Demo si dhe me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, në lidhje me protestat e ditëve të fundit në kryeqytet.
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, shprehu shqetësimin për situatën në Tiranë pas protestave të shoqëruara me përplasje mes protestuesve dhe Policisë, duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka dënuar aktet e dhunës gjatë protestave në Shqipëri, duke theksuar se sulmet ndaj institucioneve dhe shkatërrimi i pronës publike e private nuk lidhen me të drejtën për të protestuar.
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar kundër dhunës gjatë protestave, duke theksuar se pasojat e akteve të vandalizmit rëndojnë mbi qytetarët, bizneset dhe taksapaguesit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka përgënjeshtruar lajmet që qarkullojnë në rrjetet sociale, sipas të cilave autoambulancat po përdoren për furnizimin me gaz lotsjellës gjatë protestës në Tiranë.
Komisioni Evropian ka reaguar ndaj protestave në Shqipëri, duke dënuar aktet e dhunës në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, ndërsa ka theksuar se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore, që duhet të ushtrohen në mënyrë paqësore.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka bërë thirrje për ruajtjen e paqes sociale, vetëpërmbajtje dhe dialog mes palëve, në një deklaratë lidhur me zhvillimet e fundit në vend dhe protestat që po zhvillohen.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bën me dije se 16 efektivë policie janë lënduar nga sulmet gjatë protestës së sotme.
Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë u bën thirrje të rinjve, nxënësve të shkollave dhe studentëve të distancohen nga aktet e dhunshme duke ruajtur karakterin paqësor të protestës dhe duke nxitur dialogun, maturinë dhe angazhimin e përbashkët për garantinimin e të drejtave dhe përmbushjen e kërkesave të tyre.
Administrata Tatimore vijon angazhimin në terren për evidentimin dhe dokumentimin e dëmeve të shkaktuara nga protesta e ditëve të fundit ndaj bizneseve në Tiranë.









