
Category: 24/7
Kryetari i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj tha sot se “reforma në drejtësi është nisma më e madhe dhe më e rëndësishme që Shqipëria ka ndërmarrë në këto 35 vite demokraci”.
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ngriti sot shqetësimin për ngarkesën e lartë të sistemit gjyqësor dhe vonesat në trajtimin e çështjeve, duke theksuar nevojën për më shumë disiplinë, përkushtim dhe organizim në punën e magjistratëve.
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Malaj vlerësoi sot në Kuvend punën e SPAK-ut, duke theksuar se ky institucion ka shënuar një standard të ri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani raportoi sot në Kuvend mbi aktivitetin vjetor ku u ndal te ankesat, hetimet e procedimet disiplinore dhe inspektimet tematike që janë kryer nga ILD përgjatë 2024.
Në Ditën Ndërkombëtare të Trashëgimisë Audiovizive u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF) dhe Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), një hap i rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë filmike dhe mediatike.
Shqipëria po merr pjesë në panairin Future Hospitality Summit 2025, që u hap sot në Dubai me pavijonin “Albanian Soundscapes”.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me një grup studentësh dhe pedagogësh nga Katedra Newrope e ETH Zurich (Zvicër).
Zëvendëskryetari i komisionit parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Damian Gjiknuri u shpreh sot se Partia Socialiste është e hapur për të diskutuar lidhur me ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u takua mëngjesin e sotëm me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos.
Në Shkodër u zhvillua Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me temë: “Ndikimi i fotografëve italianë në vendet e Mesdheut gjatë shekullit XIX”.









