Komisioni parlamentar viziton ERRU, në fokus Plani i Biznesit të ujësjellës-kanalizimeve

Deputetët e komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm zhvilluan më datën 4 mars një takim pune në ambientet e Entit Rregullator të Ujit (ERRU), ku u prezantua modeli i Planit të Biznesit për shoqëritë ujësjellës-kanalizime dhe u diskutuan sfidat kryesore të sektorit në kuadër të reformës së ndërmarrë.

Komisionin e kryesuar nga kryetarja Anila Denaj e pritën në seli kryetarja e Komisionit Kombëtar Rregullator, Gerta Lubonja, si dhe përfaqësues të stafit të ERRU-së, Bankës Botërore dhe Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK).

Prezantimet përfshinë objektivat, strukturën dhe komponentët e Planit të Biznesit, si dhe hapat e ndërmarrë për hartimin dhe zbatimin e tij.

Në fjalën e saj, Denaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm mes Kuvendit dhe institucioneve të pavarura, duke e cilësuar këtë marrëdhënie si partneritet në funksion të interesit publik dhe për mbikëqyrje më efikase të sektorit.

Ajo nënvizoi se takime të ngjashme do të zhvillohen gjatë muajit prill edhe me Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) dhe Entin Rregullator të Energjisë (ERE).

Deputetët pjesëmarrës diskutuan mbi ecurinë e reformës në sektor, mbrojtjen e konsumatorit, rritjen e efikasitetit energjetik të shoqërive UK dhe përmirësimin e performancës financiare, duke marrë sqarime të detajuara nga Lubonja dhe stafi i ERRU-së.

Pas takimit, anëtarët e Komisionit zhvilluan një vizitë në ambientet e punës së Entit Rregullator të Ujit, për të njohur nga afër veprimtarinë e tij.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Protestat kundër investimit në Zvërnec, Rama: Projekti do të vendoset nga ndikimi në mjedis

Kryeministri Edi Rama foli sot në lidhje me protestat kundër investimit të planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se vijimi ose…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia