Rama: Ndotja e lumenjve nga plastika rëndon përmbytjet, masa të reja ndaj fenomenit

Kryeministri Edi Rama në nisje të sezonit të ri të Podkastit “Flasim”, përmblodhi disa nga zhvillimet kryesore të fillimit të janarit 2026.


Kryeministri Edi Rama në nisje të sezonit të ri të Podkastit “Flasim”, përmblodhi disa nga zhvillimet kryesore të fillimit të janarit 2026.

Në “Shënimet e Javës”, kryeministri Edi Rama deklaroi se përtej motit ekstrem dhe ndryshimeve klimatike, faktori njerëzor mbetet një nga shkaqet kryesore që rëndon situatat e përmbytjeve në vend.

Sipas tij, ndotja masive e lumenjve dhe mjedisit, veçanërisht nga plastika, përbën një “krim” të mirëfilltë ndaj natyrës dhe vetë Shqipërisë.

“Ama përtej vorbullës atmosferike, ndryshimit klimatik, sasisë së reshjeve që në katër ditë ishte sa mesatarja e muajit janar, pra 30 ditëve reshje, në pesë vitet e fundit, faktori njerëzor ka peshën e vet. Ka peshën e vet për mirë ose për keq, njësoj siç edhe infrastruktura ka peshën e vet për mirë ose për keq. Jo për t’i ndalur, por për t’i bërë më të kontrollueshme, këto masa të jashtëzakonshme reshjesh dëbore dhe prurjesh. Ndërkohë që, ne si qeveri, jemi të qartë për nevojën e vazhdimit te investimeve në sistemin mbrojtës të vendit, unë nuk e di fare sinqerisht se si i bëhet harbutërisë ekstreme ndaj natyrës që manifestojmë orë e çast ne si popull! Po troç, ne si popull!”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u ndal veçanërisht te ndotja e lumenjve, duke e cilësuar alarmante. Ai shtoi se ndotja e mjedisit cenon jo vetëm natyrën, por edhe identitetin kombëtar

“Prurjet marramendëse të plastikës nga lumenjtë në këto raste, janë të frikshme, janë të neveritshme, janë kriminale në kuptimin e plotë të fjalës. Hedhja rrugëve e shisheve dhe qeseve plastike, si të ishte ky vend, jo atdheu ynë i përbashkët, po një kosh plehrash në një territor që s’na përket me të cilin s’kemi lidhje, ku, kudo ku na teket, lëshojmë si lopa bajgat, mbetjet e konsumit tonë, është diçka, që e mbulon tamam me bajga flamurin e pavarësisë tonë si shtet, librin e historisë së përpjekjeve tona shekullore si komb për të jetuar në shtetin tonë, fytyrën e secilit prej nesh si njerëz të këtij populli e si qytetarë të Europës, që mbajmë emrin shqiptar, të cilin e mbajmë me të drejtë me krenari në shumë raste, të cilin e ndiejmë me të drejtë si vërtetë fjalën kyçe që na bën të ndihemi krenarë kur je në stadium, por të cilin e përdhosim, emrin shqiptar, duke përdhosur Shqipërinë, duke përdhosur natyrën e Shqipërisë, duke përdhosur fytyrën e Shqipërisë”, tha Rama.

Duke folur për masat në vijim, Rama theksoi se qeveria nuk do të tërhiqet nga përpjekjet për ta luftuar këtë fenomen

“Ne si qeveri e si shumicë popullore, sidoqoftë nuk do të dorëzohemi, e do të dalim më tej me masa të reja kundër kësaj fuqie të errësirës në trurin tonë si milet, duke rritur përpjekjet për sensibilizim, informim, por edhe ndëshkim po ashtu. Por në të gjitha rastet është e domosdoshme që gjithësecili të ftillohet sepse kjo që ndodh dhe ajo që i bëjmë ne Shqipërisë, duke hedhur një shishe plastike apo duke hedhur një qese plastike në rrugë ka vetëm një fjalë që e përkufizon, KRIM”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj vizitë në Boston, vlerëson rolin e diasporës dhe marrëdhëniet historike shqiptaro-amerikane

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në Boston, ku u prit nga autoritetet më të larta vendore dhe zhvilloi takime…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj vizitë në Boston, vlerëson rolin e diasporës dhe marrëdhëniet historike shqiptaro-amerikane

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në Boston, ku u prit nga autoritetet më të larta vendore dhe zhvilloi takime…