
Category: 24/7
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një foto të veçantë, të cilën thotë se ia ka dërguar familja e Bledi Hasës nga Amerika.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha e cilëson shërbimin konsullor për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, një histori suksesi të lidhur jo vetëm me transformimin teknologjik, por edhe me transformimin e mënyrës, cilësisë dhe shpejtësisë së shërbimit.
Ministria e Mbrojtjes informoi sot në lidhje me situatën e zjarreve, se deri në orën 14:00, në territorin e vendit janë raportuar 11 vatra zjarri, nga të cilat 6 mbeten aktive dhe 3 janë nën mbikëqyrje.
Agjencia Shtetërore të Kadastrës u bën thirrje qytetarëve që kanë aplikuar për legalizimin e ndërtimeve pa leje në zonën e Lushnjës të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm dhe të vendosin në dispozicion kontaktet e tyre, me qëllim vijimin e procedurave administrative.
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari bëri me dije se punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore mund të përfitojnë nga programi i qeverisë për kreditë me zero për qind interes bankar.
Me rastin e pjesëmarrjes së presidentit kinez Xi Jinping në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait 2026 dhe të vizitës së tij shtetërore në Kirgizistan, të dielën u zhvillua në kryeqytetin e Kirgizistanit Bishkek ceremonia e nisjes së transmetimit në versione shumëgjuhëshe të dokumentarit “Citimet klasike të parapëlqyera të Xi Jinping-ut”, të prodhuar nga Grupi Mediatik i Kinës
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga plazhi i Velipojës si dhe përshtypje të pushuesve.
Shqipëria vijon të jetë në vëmendjen e medieve ndërkombëtare, të cilat po e prezantojnë vendin si një prej destinacioneve turistike me interes për t’u vizituar.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se qeveria po punon për programe të reja në fushën e strehimit social, me fokus familjet e reja, profesionistët dhe shtresat në nevojë.
Në një videomesazh në rrjetet sociale, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj solli në vëmendje disa prej destinacioneve natyrore që mund të vizitohen gjatë fundjavës









