Demo: Projekti Open Dat’AL për planifikim më të mirë në qeverisjen lokale

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, priti sot në një takim pune delegacionin e kompanisë franceze Spallian, për të diskutuar mbi ecurinë e projektit Open Dat’AL


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, priti sot në një takim pune delegacionin e kompanisë franceze Spallian, për të diskutuar mbi ecurinë e projektit Open Dat’AL, një iniciativë që synon të forcojë përdorimin e të dhënave për planifikim më të mirë të shërbimeve dhe vendimmarrje të bazuar në evidencë në bashkitë e vendit.

Në fjalën e tij, Demo theksoi se ky bashkëpunim sjell një qasje të re për mbështetjen e bashkive, duke mundësuar kuptimin më të mirë të territorit, identifikimin e nevojave reale të qytetarëve dhe orientimin e prioritetëve të zhvillimit vendor.

Projektin Open Dat’AL e zhvillon kompania franceze Spallian në partneritet me institucionet shqiptare, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe transparencës në qeverisjen vendore. Në kuadër të tij, bashkitë do të kenë mundësi të përdorin të dhënat në mënyrë më strategjike për planifikimin e shërbimeve dhe marrjen e vendimeve bazuar në evidencë.

Ky projekt konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të qeverisjes vendore në Shqipëri dhe drejt implementimit të praktikave më të mira ndërkombëtare në përdorimin e të dhënave për zhvillim lokal.

Burimi ATSH

Nufi në Departamentin Amerikan të Shtetit, theksohet forcimi i partneritetit me SHBA-në

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, është takuar në Departamentin Amerikan të Shtetit me zëvendësndihmëssekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi në Departamentin Amerikan të Shtetit, theksohet forcimi i partneritetit me SHBA-në

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, është takuar në Departamentin Amerikan të Shtetit me zëvendësndihmëssekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe…