Forcimi i bashkëpunimit shkencor dhe kulturor Shqipëri–Azerbajxhan

Forcimi i lidhjeve akademike dhe kulturore mbetet një shtyllë e rëndësishme e partneritetit ndërkombëtar të qëndrueshëm dhe e mirëkuptimit të ndërsjellë.


Nga Dr. Dorian Koçi

Ishte një kënaqësi e veçantë të rikthehem në angazhimet e mia të dikurshme akademike, këtë herë në një kuadër diplomatik që bashkon shkencën, kulturën dhe dialogun institucional.

Sot u zhvillua një takim zyrtar ndërmjet Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, Sh.T. z. Besart Kadia, Këshilltarit të Ambasadës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Dr. Dorian Koçi, dhe Kryetarit të Akademisë Kombëtare të Shkencave të Azerbajxhanit (ANAS), akademik Isa Habibbeyli.

Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, me theks të veçantë në fushat shkencore dhe kulturore. Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të vendosur bashkëpunim institucional ndërmjet akademive të shkencave të dy vendeve, si dhe për të punuar drejt përgatitjes së një marrëveshjeje formale bashkëpunimi.

Forcimi i lidhjeve akademike dhe kulturore mbetet një shtyllë e rëndësishme e partneritetit ndërkombëtar të qëndrueshëm dhe e mirëkuptimit të ndërsjellë.

Begaj uron zgjedhjen e Justina Shiroka-Pula në krye të shtetit të Kosovës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Global 360

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj uron zgjedhjen e Justina Shiroka-Pula në krye të shtetit të Kosovës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.