Eksportet e energjisë elektrike u rritën me 55,4% në tremujorin e dytë

Prodhimi vendas i energjisë elektrike u rrit me 34,4% në tremujorin e dytë të vitit 2026, ndërsa eksportet shënuan rritje të fortë dhe importet ranë, sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT.

Nufi: Guna Tactical, investim me rëndësi në industrinë shqiptare të mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ndau sot pamje nga kantieri i punës në kompaninë “Guna Tactical”, ku po ndërtohet një nga investimet më të rëndësishme të partneritetit publik-privat në industrinë shqiptare të mbrojtjes.

Begaj pret ambasadoren: Belgjika mbështetëse në procesin e integrimit tonë evropian

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim ambasadoren e Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri, Olga Cogen me rastin e pranimit të Letrave Kredenciale.

Nisma “BRIDGE2EU”, Ibrahimaj: Sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, mundësi financimi nga BE

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me Brain Nest Institute, ka lançuar nismën BRIDGE2EU – Nga Potenciali Lokal drejt Mundësive Evropiane

Viti i ri akademik nis më 5 tetor, Kumbaro: Universitetet me hapësira të reja dhe moderne

Viti i ri akademik 2026–2027 në institucionet e arsimit të lartë do të nisë më 5 tetor deri më 24 shtator 2027, ndërsa universitetet po vijojnë përgatitjet për rikthimin e studentëve në auditore dhe laboratorë.

Rama: Detyrim njerëzor dhe shtetëror për integrimin e të riatdhesuarve nga Siria

Kryeministri Rama ndau pamje nga mbërritja në Rinas e pesë shtetasve shqiptarë, nga të cilët 3 të mitur, që u riatdhesuan nga Siria.

Tatimet me aplikacion të ri, qytetarët mund të denoncojnë në mënyrë anonime evazionin fiskal

Administrata Tatimore prezantoi aplikacionin e ri për denoncimin e shkeljeve tatimore dhe evazionit fiskal, një instrument që synon të lehtësojë raportimin e rasteve të dyshuara të informalitetit nga qytetarët.

MEPJ: Përfundon me sukses një tjetër operacion për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga Siria

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se sot përfundoi operacioni për riatdhesimin vullnetar nga Siria të pesë shtetasve shqiptarë, nga të cilët gra e fëmijë.

Hoxha: Anëtarësimi në BE mbetet objektivi parësor, do të reformojmë më tej Shërbimin e Jashtëm

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha bëri sot të ditur prioritetet e diplomacisë shqiptare për muajt e ardhshëm, në kuadër të seminarit të Qeverisë që u zhvillua në Pogradec.

Anija mbështetëse “MOSEL” e Marinës Gjermane viziton Durrësin, takim miqësor me Forcat e Armatosura shqiptare

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner vlerësoi rëndësinë e vizitës dhe falënderoi Forcat e Armatosura Shqiptare për mbështetjen e ofruar gjatë qëndrimit të anijes në vendin tonë.