Ernest Çoba, kreu i Kishës Katolike Shqiptare, i përndjekur nga regjimi komunist

Më 16 shkurt 1913 lindi imzot Ernest Çoba në njërën prej familjeve më të vjetrave të Shkodrës.


Më 16 shkurt 1913 lindi imzot Ernest Çoba në njërën prej familjeve më të vjetrave të Shkodrës. Jeta e Ernest Çobës dëshmon mekanizmin e eliminimit të elitave intelektuale dhe fetare që regjimi komunist i konsideronte të rrezikshme. Ai përfaqëson përpjekjen institucionale për të mbajtur gjallë strukturën hierarkike të klerit përpara ndalimit të plotë të fesë në vitin 1967.

Mësimet fillore e të mesme i kreu në Kolegjin Saverian. Studimet e larta për teologji e filozofi i kreu në Seminarin Papnor (institucioni më i lartë arsimor dhe fetar për formimin e klerit katolik në Shqipëri dhe në Ballkan, i themeluar në Shkodër më 1859).

Më 9 shkurt 1936 u shugurua meshtar (u pranua në shërbimin fetar si prift), duke nisur një karrierë të gjatë shërbimi në institucionet arsimore dhe fetare të Shkodrës. Gjatë dekadave në vijim, ai shërbeu si mësues dhe klerik, duke marrë përgjegjësi gjithnjë e më të larta në hierarkinë kishtare. Në vitin 1952 u emërua ipeshkv (një prej gradave më të larta të hierarkisë në Kishën Katolike) dhe më pas mori drejtimin e Kishës Katolike të Shqipërisë më 1956.

Ernest Çoba mbajti lidhje me Selinë e Shenjtë përmes kanaleve diplomatike, gjë që çoi në arrestimin e tij në vitin 1976.

Një vit më vonë, më 29 prill 1977, Gjykata e Rrethit të Shkodrës, me akuzën “tradhti ndaj atdheut dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”, e dënoi me 25 vjet burg. Ernest Çoba humbi jetën në spitalin e burgut të Tiranës, më 8 janar 1980.

Figura e tij zë një vend të rëndësishëm në historiografinë shqiptare duke dokumentuar rezistencën diplomatike dhe mospajtimin e klerit me ndarjen e detyruar nga bota perëndimore. Ai është pikë referimi për studimin e raporteve mes shtetit dhe besimit në Shqipëri.

Burimi ATSH

Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër

Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Shqipëria duhet të vazhdojë zgjerimin e sistemit të aviacionit civil për t’iu…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shqipëria dhe Spanja një partneritet europian

40-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Spanjës dhe Shqipërisë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër

Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Shqipëria duhet të vazhdojë zgjerimin e sistemit të aviacionit civil për t’iu…