Rama në Dibër: Grupim në shoqëri të bashkuara bujqësore, mbështetje financiare dhe institucionale

Kryeministri Edi Rama dhe ministri për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Andis Salla në kuadët të turit Punët e Shqipërisë zhvilluan një takim me fermerët në Dibër.


Kryeministri Edi Rama dhe ministri për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Andis Salla në kuadët të turit Punët e Shqipërisë zhvilluan një takim me fermerët në Dibër, të cilëve iu kërkoi që të bashkohen në Shoqëritë e Bashkuara Bujqësore, të cilat i cilësoi si një version i kooperativave, por në versionin e Bashkimit Europian.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se “ju falënderoj që interesoheni seriozisht për këtë fazë ku ne nuk jemi më të dëshiruar, por të detyruar të hyjmë që është faza e bashkimit, e bashkimit që bën fuqinë jo ashtu siç thonë qyrykët që vijën vërdallë për të hedhur baltë mbi çdo gjë”.

“Pra jo si kooperativat e dikurshme por si kooperativat e Bashkimit Europian. BE-ja funksionon me kooperativa, por ndryshe nga ato të komunizmit me kooperativat e BE-së secili prodhon më vete dhe të gjithë shesin bashkë, kaq e thjeshtë është kjo punë. Duke shitur bashkë krijojmë një volum shumë më të madh”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “pra ka një pozitë negociuese shumë më të fortë me blerësit, por nga ana tjetër harmonizojnë të gjithë veprimtarinë prodhuese, pasi mbjellin me një farë, pastaj ndajnë kostot e punimit të tokës, përkujdesjes për prodhimin, pastaj grumbullojnë, ambalazhojnë dhe shesin. Shoqëri të Bashkuara Bujqësore SHBB kështu janë quajtur në ligj për të shmangur atë frikën e madhe që vjen nga trauma e të shkuarës që po na mbledhin në koperativë këta socialistët”.

Ne , vijoi Rama, kemi nxitur këtë punë prej kohësh.

“Aty ku kjo është bërë dhe është bërë përpara se ta nisnim ne dhe këtu kemi shembullin që është edhe zv/ministri Dhimitër Kote, një nga pikat ku ka lulëzuar Shqipëria rurale, bujqësore atëherë kur treçereku i tokave në Shqipëri nuk punoheshin fare në jug të vendit në Zarë, Konispol etj u krijua një model shembull ku fermerët, por edhe ata shqiptarë si ne edhe ata me frikë nga kooperativa, por ama të mençur për të thënë që do shesim mandarina do i shesim bashkë që kur të vijnë ata grosistët ne të kemi një volum të madh dhe të kemi forcë dhe jo mbledhim copa- copa”, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama tha se “këtu duhet bashkim dhe për këtë arsye ne kemi venbdosur edhe mbështetje për bashkimin, mbështetje financiare, institucionale dhe aleancë me shtetin . Në Dibër SHBB ndërtohet mes fermerëve dhe bashkisë, ku bashkia është aksionere, por nuk është aksionere që t’iu marrë ju fitimet është aksionere me një kompani ku emrin ia kishit gjetur “Dibra origine” për tregun europian, që fillon dhe bëhet një markë”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Studentët, rol aktiv në përzgjedhjen e projektit për Kampusin “Aleksandër Moisiu”

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të pesë ekipeve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar për Kampusin e Ri Universitar “Aleksandër Moisiu”, theksoi…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Studentët, rol aktiv në përzgjedhjen e projektit për Kampusin “Aleksandër Moisiu”

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të pesë ekipeve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar për Kampusin e Ri Universitar “Aleksandër Moisiu”, theksoi…