Rama: Kryebashkiakët duhet të realizojnë 10 agroturizma dhe 3 shoqëri të bashkuara të fermerëve për të rikandiduar

Kryeministri Edi Rama në një takim me fermerët e Dibrës u ndal edhe te roli i bashkive, duke theksuar se ato duhet të jenë më aktive në mbështetje të fermerëve dhe zhvillimit rural.


Kryeministri Edi Rama në një takim me fermerët e Dibrës u ndal edhe te roli i bashkive, duke theksuar se ato duhet të jenë më aktive në mbështetje të fermerëve dhe zhvillimit rural.

“Askush nuk ka më alibi, as kryetarët e bashkive. U kam thënë qartë: nëse nuk realizoni të paktën 10 agroturizma përmes “Paketës së Maleve” dhe nuk krijoni të paktën 3 shoqëri të bashkuara, mos pretendoni të kandidoni më. Bashkitë nuk janë vetëm për rrugë, ndriçim dhe pastrim, por duhet të jenë aleatët e fermerëve”, deklaroi Kryeministri.

Ai theksoi potencialin e madh të Dibrës në bujqësi dhe turizëm, duke nënvizuar ndikimin pozitiv të Rrugës së Arbrit në rritjen e aksesit dhe zhvillimit ekonomik të zonës.

“Pasuria e Dibrës është tek toka, tek bujqësia dhe tek turizmi. Me Rrugën e Arbrit, kjo zonë bëhet më e aksesueshme si për vizitorët nga Tirana, ashtu edhe për ata që vijnë nga jashtë vendit”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se përfituesit e parë të paketës së maleve do të kenë lehtësi të konsiderueshme fiskale.

“500 të parët që do të marrin lejen për agroturizëm do të jenë për 10 vjet pa asnjë taksë. Kjo është e përcaktuar me ligj”, u shpreh ai.

Rama theksoi se bashkitë duhet të nxisin krijimin e sipërmarrjeve në fshat për prodhimin, grumbullimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore, në mënyrë që banorët ruralë të sigurojnë mirëqenie dhe jo thjesht mbijetesë.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama me fermerët në Dibër: Linjë kredie për të gjithë ata që duan të dyfishojnë sipërmarrjen e tyre

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Dibra se sfida kryesore për zhvillimin e bujqësisë nuk lidhet më me mungesën e…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama me fermerët në Dibër: Linjë kredie për të gjithë ata që duan të dyfishojnë sipërmarrjen e tyre

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Dibra se sfida kryesore për zhvillimin e bujqësisë nuk lidhet më me mungesën e…