Rama: Vetëm PS mund të kryejë misionin e anëtarësimit në BE, opozita kërkon bllokimin

Partisë Socialiste ka një mision kombëtar në drejtimin e vendit dhe në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.


Partisë Socialiste ka një mision kombëtar në drejtimin e vendit dhe në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Kështu u shpreh kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministër, Edi Rama, gjatë takimit me strukturat e PS në Dibër, ku theksoi se, “Partia Socialiste ka konsoliduar forcën e saj dhe është një forcë hegjemone në politikën shqiptare”.

Rama vuri në dukje se, vetëm Partia Socialiste mund ta çojë deri në fund këtë mision kombëtar, teksa shtoi se, “asnjë forcë tjetër politike, asnjë forcë tjetër pseudopolitike, asnjë lloj force tjetër rreth e rrotull politikës, nuk ka kapacitetin ta bëjë këtë nëse nuk e bën Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Ai u bëri thirrje strukturave për unitet dhe qëndrueshmëri. “Është shumë e rëndësishme të qëndrojmë të fortë dhe të bashkuar, duke mos rënë pre e dezinformacionit”, tha Rama.

Ai kritikoi edhe përhapjen e lajmeve të pavërteta. “Duhet të ndajmë të vërtetat me njerëzit dhe të mos lejojmë që helmi i përditshëm i dezinformimit të ndikojë te qytetarët”, deklaroi Rama.

“Ka shumë rëndësi që ne të qëndrojmë të fortë, të bashkuar dhe të vetëdijshëm për ta çuar deri në fund misionin tonë dhe të mos prekemi, të mos afektohemi, të mos lëndohemi, të mos dorëzohemi përballë këtyre prurjeve të përditshme të dezinformacionit, të gjysmë të vërtetave, që janë dhe rrenat më të mëdha dhe kështu prodhohen përditë e përditë e përditë gjithfarëlloj helmesh. Pse? Sepse askush nga ata që nuk na kanë votuar ne dhe askush nga ata që nuk na kanë besuar këto 83 mandate, nuk e “gëlltit” dot faktin që ne jemi të pamposhtur. Nuk e “gëlltit” dot faktin që ne nuk na mundin dot dhe kjo gjë i çon në verbëri”, u shpreh ai.

Rama shtoi se opozita nuk po lë fjalë të keqe pa thënë për Shqipërinë në Bruksel.

“Se si mund të degradojë njeriu që ka diçka sado të vogël në dorë, qoftë edhe një penë, qoftë edhe një mikrofon, qoftë dhe mundësinë për të shkruar apo për të nxjerrë fytyrën në një portal, në pikën që t’i turret vendit të vet, jo neve, vendit të vet dhe po ju them që më ndodh dhe nuk di çfarë të them, por ndihem keq kur miq të huaj më thonë: “Ore, po si ka mundësi që vijnë nga Shqipëria njerëz që përfaqësojnë popullin shqiptar, pavarësisht se janë në anën tjetër dhe nuk lënë gjë pa thënë, dhe nuk ndalen së kërkuari nga ne, që ne të bllokojmë Shqipërinë”. Nuk ka ndodhur që të nisen të marrin rrugën pas Berihait dhe të “bëjnë copash” vendin e vet. Sepse të shkosh dhe të shprehësh konsiderata dhe një opinion të ndryshëm për si shkojnë gjërat, në përpjekjen për t’i bërë më mirë, për ta çuar më shpejt Shqipërinë aty ku duhet, është diçka tjetër. Po të shkosh dhe të thuash “bllokojeni Shqipërinë, mos i hapni rrugën Shqipërisë. Shqipëria është në dorën e krimit. Shqipëria është në dorën e mafies. Shqipëria është në dorën e narkoshtetit”… këtë gjë nuk e ka bërë asnjë vend tjetër. Çfarë janë këta? Por këta janë ata që janë”, shtoi kreu i PS.

Në fund, Rama vlerësoi edhe rolin e grave në shoqëri. “Gratë e Dibrës janë flori e shkuar floririt”, përfundoi ai.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…