Salla: Rreth 530 veterinerë në terren garantojnë shëndetin e kafshëve dhe sigurinë ushqimore

Në kuadër të Ditës Botërore të Veterinarisë, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, shprehu mirënjohjen për trupën e veterinerëve që shërbejnë në terren, duke garantuar shëndetin e kafshëve dhe sigurinë ushqimore në vend.


Në kuadër të Ditës Botërore të Veterinarisë, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, shprehu mirënjohjen për trupën e veterinerëve që shërbejnë në terren, duke garantuar shëndetin e kafshëve dhe sigurinë ushqimore në vend.

Ministri Salla falënderoi të gjithë veterinerët që çdo ditë janë në vijën e parë të punës, duke luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit publik veterinar dhe në funksionimin e zinxhirit të kontrollit ushqimor.

Aktualisht, rreth 530 profesionistë kontribuojnë drejtpërdrejt në këtë sektor jetik, duke siguruar standarde të larta në mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe në garantimin e sigurisë ushqimore për qytetarët.

Ministri Salla shprehu mirënjohje të veçantë për veterinerët e AKVMB-së, veterinerët privatë dhe anëtarët e Urdhrit të Veterinerëve, për angazhimin e tyre të palodhur dhe rolin e pazëvendësueshëm që kanë në këtë fushë.

Ai gjithashtu shprehu respekt për të gjithë profesionistët që e kanë ushtruar dhe vazhdojnë ta ushtrojnë profesionin e veterinerit me integritet ndër vite.

Burimi ATSH

Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.